Taksitë 8+1, Kalaja: S’tërhiqemi pavarësisht presionit. Transparencë marrëveshjes me FMN

Apr 8, 2014 | 11:08
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja ka theksuar sot gjate fjales ne Konferencën Kombëtare të Taksive 8+1, se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura nuk do te zbrapset pavaresisht presioneve.

Ai i kerkoi qeverise tryeze dialogu per plotesimin e kereksave te protestuesve, drejtues te mjeteve 8+1, duke thene se protestuesit jane ne te drejten e tyre dhe qeveria duhet t’i degjoje.

“Këtu sot jemi vetëm përfaqësues të të gjitha rretheve të Shqipërisë. Deri tani janë arritur pak gjera nga kërkesat tuaj. Jam plotësisht dakord me diskutantët dhe mbështes të gjitha vendimet që merr kjo konferencë. Janë zhvilluar tre protesta. Në protestën e parë për bllokimin e rrugëve u zhvillua një orë. E dyta për të ardhur në tiranë bashkë me furgonat në të cilat ju e dini çfarë ndodhi, përdorimin e dhunës deri në ndërhyrjen e forcave speciale. Shkelje e ligjit përballë protestuesve paqësorë.”tha ai.

Kalaja kerkoi mosrritjen e cmimit te energjise elektrike dhe moshes se daljes ne pension, duke kujtuar akt marrëveshjen e formosur para 8 vitesh. “Kjo aktmarrëveshje përmban mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Me vendimet e fundit kjo qeveri do të ngrejë çmimin e energjisë elektrike. Rishikimin e 117 profesioneve të vështira për të dhënë trajtim të veçantë”- tha ai.

Sipas tij, qeveria duhet te bëjë transparente marrëveshjen me FMN për huanë.
“Qeveria shqiptare ka marrë një hua. Ka brenda ngritjen e moshës së pensionit, vendosjen e 22 taksave që prek edhe veturat tuaja dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. 50% rritja e taksave të makinave. BSPSH i kërkon qeverisë jo protestën, por dialogun social. Që në mbledhjen e asamblesë kombëtare BSPSH ka miratuar strategjinë e dialogut social. Kjo qeveri ka paragjykuar politikisht Bashkimin e Sindikatave të Pavarura. Ne do vazhdojmë, nuk do zmbrapsemi nga asnjë presion apo shantazh. Jemi dakord që qeveria ta marri borxhin por të deklarojë që nuk do ketë rritje të moshës së pensionit dhe çmimit të energjisë elektrike”- theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura