“Taksimi i Ramës, taksimi i mjerimit.” Florjon Mima publikon videon: Kursi i pseudoreformave përplasi vendin në honin e mjerimit. Ja plani i PD për kthimin e shqiptarëve në punë

Jun 29, 2020 | 20:10
SHPËRNDAJE

Zyrtari i lartë i PD, Florion Mima, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, se ka zhytur “vendin në varfëri”.

Me një shënim në facebook, ku ka publikuar një video, Mima thotë se PD ka një plan të thjeshtë për kthimin e shqiptarëve në punë, “taksat e ulëta”.

florian mima

“PD nuk premton mrekulli por, ajo qe premton eshte qe, cdokush, te jete i lire te punoje, te prosperoje, te fitoje dhe, nga ky fitim, te kontribuoje vetem 9% si detyrim per arken e perbashket. Me pak taksa do te thote me shume para, me shume mundesi per familjen!”, thotë ai mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Dhoma Amerikane e Tregtise i beri gjyqin nje qeverisjeje te paafte, te coroditur, sherbetore te bindur te nje grushti oligarkesh, armike te interesave te pjeses me te madhe te qytetareve shqiptare. Te vleresohesh sot, pas gati 8 vitesh ne qeverisje, dukshem me ulet se qeveria e demokrateve ne 2012, konfirmon se kursi i pseudoreformave te Rilindjes e perplasi vendin ne honin e thelle te mjerimit, tregon se qeverisja e saj punon vetem per interesat e dhjete veteve dhe se asaj nuk i interesojne te ardhurat e shqiptareve, nuk i intereson mbijetesa e tyre. PD ka nje plan te thjeshte per kthimin e shqiptareve ne pune: taksa te ulta, shtet duarshkurter karshi qytetareve e bizneseve, zyrtare meritore-sherbetore te qytetareve e bizneseve. PD nuk premton mrekulli por, ajo qe premton eshte qe, cdokush, te jete i lire te punoje, te prosperoje, te fitoje dhe, nga ky fitim, te kontribuoje vetem 9% si detyrim per arken e perbashket.Me pak taksa do te thote me shume para, me shume mundesi per familjen!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura