Taksia me 3 pasagjerë përfshihet nga flakët në autostradë, mjeti pas tij ndalon për të parë ç’po ndodhte, por… Si ndodhi tragjedia me dy viktima në Athinë

Sep 26, 2022 | 14:45
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë me dy viktima e dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Athinë-Korinth. Një taksi me tre pasagjerë është përfshirë nga flakët në autostradë.

makine athine aksident

Shoferi i taksisë është kthyer djathtas dhe ka parkuar në rrugë, me qëllim që të zbriste nga mjeti së bashku me pasagjerët sa më shpejt të mundej.

Më pas, drejtuesi i një mjeti të dytë që lëvizte në të njëjtin drejtim, ka ulur shpejtësinë, për të parë se çfarë po ndodhte. Si pasojë një shofer i tretë që udhëtonte pas tij e ka goditur nga pas mjetin e dytë.

makine athine aksident1

Drejtuesi i mjetit të tretë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas Protothema, ai është biznesmeni i njohur 69-vjeçar Dimitris Alexiou.

makine athine aksident2

Viktima Dimitris Alexiou njihej për angazhimin e tij shumëvjeçar në sektorin e hotelierisë, ndërsa kishte shërbyer edhe si nënkryetar i Bashkisë Paralia.

Dimitris Alexiou
Dimitris Alexiou

 

Si ndodhi aksidenti? 

Një taksi me tre paragjerë që shkonte drejt Athinës, ka ndaluar në korsinë e emergjencës për shkak se është përfshirë nga flakët.

Pas tij një makinë që drejtohej nga një 73-vjeçar dyshohet se ka ulur shpejtësinë ose ka ndaluar, për të mësuar se çfarë po ndodhte me taksinë e parkuar.

Në atë moment për arsye që po hetohen edhe mjet i tretë që drejtohej nga Dimitris Alexiou është përplasur me makinën e 73-vjeçarit.

Dy persona humbën jetë vdekur, ndërsa dy personat e plagosur në automjetin që drejtohej nga 73-vjeçari dhe 69-vjeçari u dërguan në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura