Taksat që do të paguajnë bizneset me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë pas hyrjes në TVSH

Sep 19, 2018 | 18:07
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë”.

Person Fizik, quhet një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.

Personi Fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik, ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë lekë, ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore), si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

Tatimet-470x332

Kujdes:

Përgjegjësitë tatimore fillojnë nga data e regjistrimit në QKB.

Verifiko dhe qartësohu për përgjegjësitë tatimore të listuara në kategorinë “Profili im”.

Deklarimet për detyrimet tatimore bëhen vetëm nëpërmjet kësaj llogarie elektronike.

Nëse ke probleme gjatë regjistrimit dhe përdorimit të llogarisë tuaj elektronike:

  1. a) Telefono Qendrën e Thirrjeve të DPT në numrin e telefonit 0800 00 02;
  2. b) Merr udhëzime drejtpërsëdrejti në seksionin “live chat” të këtij shërbimi;
  3. c) Paraqitu personalisht pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore (DRT), ose kliko në faqen e DPT

Në marrëdhënie me Administratën Tatimore ke të drejtë për:

Informim dhe sqarim për legjislacionin;

Ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave tua;

Marrje njoftimi paraprakisht për aktet që lidhen me detyrimet tatimore;

Kontrolle tatimore në kohë të arsyeshme, në vendin e duhur dhe brenda afateve të ligjit;

T’u dëgjuar para marrjes së vendimeve që lidhen me biznesin tënd;

Të marrë informacion nga dosja jote tatimore; g. Përfaqësim me persona të autorizuar prej teje;

Ankimim ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të administratës;

Një shqyrtim të pavarur administrativ të ankesave të bëra;

Marrë ose printuar nga sistemi elektronik (e-albania) vërtetime për:

Përgjegjësitë tatimore;

Detyrimet e paguara;

iii. Pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;

Xhiron e 3 viteve të fundit;

Statusin si tatimpagues (aktiv, pasiv) dhe afatet konkrete për secilin rast;

Posedim mjeti.

Për regjistrim të investitorit;

Për kontributet e paguara për individin;

Vërtetim për individë të paregjistruar.

Marrë nga Monitor.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura