Taksa për “Rrugën e Kombit”/ Bylykbashi: Rama po të mundet takson edhe mikrobet

Mar 25, 2018 | 19:15
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas vendimit për t’u taksuar hyrja dhe dalja në Rrugën e Kombit. Në një postim në rrejtin social “facebook” Bylybashi shkruan se Rama po të mundet takson edhe mikrobet.
bylykbashi

“Nje koleg i huaj me tha: Rama është gati të taksojë çdo gjë që është më e madhe se një mikron, boll që të lëvizë ose të marrë frymë.‎” shkruan Bylykbashi.

Postimi i plotë:

 

Rama po te mundet, takson edhe mikrobet‎

 

Ne vitin e larget 2002, ne nje mbledhje nderministeriale te drejtuar nga Majko Kryeminister, ku asistoja si vezhgues i OSBE, ‎Edi Rama kerkonte me shume fonde per te si kryebashkiak, dhe thoshte se ishte e kote te shpenzoheshin per te vobektet.

 

Nje koleg i huaj me tha: “Rama eshte gati te taksoje cdo gje qe eshte me e madhe se nje mikron, boll qe te levize ose te marre fryme.‎”

 

Kishte te drejte. Asokohe, Tirana ishte qyteti me taksat me te larta. Sot Shqiperia ka taksat me te larta ne rajon. Ndaj kush besoi se taksa progresive eshte me e mire se taksa e sheshte nuk ka pse vajton sot taksen e Rruges se Kombit. Me te sheshten u ndertua nga Berisha, me progresiven po taksohet dyfish nga Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura