Taksa mbi pasurinë/ Eksperti i ekonomisë për Panorama TV: Një barrë e shtuar për qytetarët. Ja kur hyn në fuqi ligji i ri dhe kategoritë që përjashtohen prej tij

Oct 24, 2023 | 16:29
SHPËRNDAJE

Eksperti i Ekonomisë Eduart Gjokutaj ka shpjeguar për Panorama TV detaje në lidhje me ligjin për taksën mbi pasurinë.

Gjokutaj e konsideron këtë taksë, si një barrë të shtuar për qytetarët, megjithatë shton ai, ligji ka paraparë edhe qasjen sociale në vend.

Sipas tij, përjashtim nga kjo taksë do të ketë për pronat e shtetit, entet dhe institucionet fetare apo edhe disa kategori të tjera të caktuara.

“Është një taksë lokale që administrohet nga këshillat bashkiakë, por një kompetencë jo e pakufishme. Ajo çfarë është në ligjin aktual, do të jetë në zbatim deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri në 2026.

Domethënë do kemi këtë ligjin e vjetër që ka në përbërje t tij taksën mbi ndërtesën, tokën bujqësore dhe truallin.

Çdo taksë kuptohet që është një barrë e shtuar. Natyrisht që do të preken. Por, ligji i ka paraparë që familjet që janë me përbërje me dy pensionistë i ka përjashtuar dhe e ka parë dhe qasjen sociale. Kjo ngarkesë e re do të jetë vetëm për ata që do kenë të ardhur minimale e lart.

Përjashtim, pronat e shtetit, entete e institucionet fetare dhe disa kategori të caktuara.

Ligji i tatimit mbi të ardhurat i përjashton trashëgimtarët e rrethit të parë dhe të dytë nga ky tatim. Dhe është vendosur një tavan për të gjithë të tjerët që nuk janë pjesë e rrethit familjarë, për shitje deri në 5 milion lekë ka një përjashtim ndërsa për pjesën tjetër ka një taksë tatimore.”, tha Gjokutaj.

Ai shpjegoi se deri në 2026, kur pritet të hyjë në zbatim ligj i ri, do duhet të veprojmë sipas ligjit të vjetër në fuqi.

“Ligji i taksës mbi pasurinë i cili pritet të miratohet brenda këtij viti dhe të hyjë në zbatim në vitin 2026.

Nisur edhe nga adresimet e shumta nga zyrat e pasurive të paluajtshme por edhe nga individë të interesuar është e nevojshme të dihet se cili është koncepti i këtyre taksave për të mos rënë pre e atyre që flitet për taksat e shtuara.

Ligji i tatimit të të ardhurave është një tatim që dresohet të ardhurave personale, atij që mban titullin e pronësisë të një pasurie të paluajtshme.

Ky ligj, në brendinë e tij tashmë ka saktësuar dhe konkretizuar edhe më mirë se kush janë ato detyrime dhe kush janë përjashtimet, tashmë përcaktohen dhe nuk lënë vend për ndërhyrje nga administrata.

E drejta e transferimit të pronës së patundshme është e orientuar në dy drejtime.

Për individin janë detyrimet që konsideron si e ardhura e mbajtur, tatimi të ardhurës në burim.

Në momentin e transaksionit që kryhet për shitjen e një banese zbatohet tarifa 50 përqind e diferencës mes çmimit të aktit noterial dhe çmimit real në kohën kur është vlerësuar. Kjo diferencë taksohet në nivelin 15 përqind.

Kemi dhe shoqëritë ndërtuese të cilat bënë dhe gjithë atë zhurmë pasi u rritën çmimet e referencës, pasi e kanë ata të paguajnë herën e parë. Për shoqëritë ky është një tatim që buron nga atributet e këtij ligji. Vendosja e një çmimi reference e deformon parimit e tregut të lirë pasi vendos në pozita të detyrueshëm të gjithë ata që duhet të bëjnë transaksione brenda këtyre vlerave.”, tha eksperti për Panorama TV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura