Taksa e TVML për makinat, drejtoria e Transportit Rrugor jep njoftimin e rëndësishëm

Feb 18, 2020 | 10:30
SHPËRNDAJE

makina te blinduara

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se me ndryshimet e ligjit  “Për Taksat Kombëtare” i është dhënë fund një pabarazie disavjeçare ku shumë qytetarë mbeteshin nën taksën e TVML sepse Ligji nuk parashikonte amortizimin e vlerës së makinës në vite.

Përmes një postimi në Facebook, DPSHTRR ka bërë të ditur se për të njëjtin mjet si moshë, model, paguhej ndryshe nga kush e kishte prej vitesh brenda vendit e kush e importonte sot!

“Nga hyrja në fuqi në Fletoren Zyrtare, taksa TVML llogaritet mbi vlerën e amortizuar të mjetit, nga regjistrimi i fundit në sistem!

Sistemi e DPSHTRR do përditësohet dhe sportelet tona do sqarojnë qytetarët për lehtësimin dhe daljen e shumë mjeteve (nën 3000 cc) nga taksa TVML!

Fund edhe uljes fiktive të vlerës, sepse çdo vit vlera amortizohet progresivisht me 10% për efekt llogaritje në sistem!

Gjithashtu në rastet e përjashtimit nga taksa TVMP janë përfshirë edhe “Personat me aftësi të kufizuar”, një kategori invaliditeti që nuk përfitonte deri sot!”.

87096756_1260616020814286_5100104167410630656_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura