Taksa e shtëpive, sa do të paguajnë qytetarët për 11 zonat e Tiranës

Oct 23, 2017 | 21:18
SHPËRNDAJE

Qeveria ka nisur diskutimet për dy variante të taksës, ku formula e përllogaritjes do të jetë mbi çmimet fiskale të apartamenteve që janë në fuqi.

Ligji i ri me formulën e re të taksës së shtëpive hyn në fuqi nga 1 janari i 2018-s, dhe taksa pritet të rritet nga 10 deri në 15 euro më shumë se niveli ekzistues. Gazeta zbardh dy variantet e nivelit të përqindjes së taksimit, që janë duke u diskutuar për formulën e re të taksës dhe boton përllogaritjen e taksës për 11 zonat kadastrale të Tiranës.

legalizimet

Burime nga qeveria u shprehën se si përqindje për nivelin e taksës së pronës po merren parasysh dy variante që do të variojnë nga 0,035 për qind deri në 0,04 për qind të vlerës së shtëpisë. Me përllogaritjet e formulës së re, synohet që mesatarisht taksa e shtëpive nga niveli ekzistues të rritet nga 10 deri në 15 euro në vit për familje.

Nga niveli ekzistues parashikohet që taksa e pronës të rritet për qytetarët 100 lekë në muaj më shumë. Aktualisht, për një apartament të ndërtuar pas vitit 1993 në Tiranë, taksa është 30 lekë për m². Sot, një familje që banon në një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë paguan 3 mijë lekë në vit, apo 250 lekë në muaj.

Me formulën e re të përllogaritjes së taksës, në rast se qeveria do të vendosë nivelin minimal prej 0,035 për qind të vlerës së shtëpisë, një familje që banon në zonën e “Ali Demit”, që përkon me zonën kadastrale 1/1 dhe çmimi referencë i shtëpisë është 98,000/ m² do të paguajë 3430 lekë në muaj. Nëse do të vendoset që si përqindje takse të jetë 0,04 për qind e çmimit të shtëpisë, një familje që banon në zonën e “Ali Demit” do të paguajë 3920 lekë në vit. Me ligjin e ri për taksën e shtëpive qeveria synon modernizimin e kadastrës fiskale, ndërsa të ardhurat që do të mblidhen do t’i kalojnë pushtetit vendor. Zbatimi i taksës së re nis me bashkitë pilot, si Tirana, Korça, Fieri dhe Durrësi.

DORINA AZO

taksa pron

zonat

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura