“Takova një demokrat të mërzitur, i kishte ikur partia”- Rama batuta në Ndroq: Atyre të PD u kemi dhënë më shumë shtëpia, ndoshta rrëshqet ndonjë votë nga ne

May 17, 2022 | 11:46
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë dorëzimit të disa banesave të rindërtuara në Ndroq se ky proces nuk i ka ndarë qytetarët e prekur nga tërmeti në të majtë dhe të djathtë.

Rama deklaroi se para se të mbërrinte kishte takuar një demokrat të mërzitur që kishte marrë shtëpinë por kishte humbur partinë.

Ai tha se partia e tyre është e hapur për të gjithë demokratët ndërsa mori shembullin e kreut të PD në Farkë që sipas tij ka marrë katër shtëpia nga procesi i rindërtimit për shkak se kishte katër kurora në një banesë.

“Mund të mbillni pemë frutore dhe pastaj t’i ndani ca të kuqe dhe ca blu sipas partive që keni këtu. I dhashë dorën një demokrati këtu ishte shumë i mërzitur. Se mendonte se shtëpinë e mora por partia më iku, Shtëpinë kishim për detyrë dhe shtëpinë ta dhamë.

Partinë nuk kishim për detyrë ta mirëmbanin. Shih e bëj për ndonjë parti tjetër. Po nuk gjete ne derën hapur e kemi. Kemi dhënë prova se demokratët i mbajmë mirë. I japim më shumë se dy tre shtëpia. Si kryetari i PD në Farkë që mori katër shtëpi që kishte disa kurora.

Me katër shtëpi drë dhe nuk ia lexojnë dot votën para se të shkojnë për të votuar drë dhe rrëshqet ndonjë votë këtej nga ne. Më vjen mirë që afro 300 banorë të tjerë do hyjnë në këto shtëpi. Nuk janë thjeshtë strehë por janë banesa në një komunitet si në resortet e atyre që janë më të kamur. Keni dhe parkingun. Nuk keni nevojë as të bllokoni rrugën. Shumë shpejt do keni edhe qendrën shëndetësore këtu. Edhe kopshtin. Edhe çerdhen.

Keni edhe tokën aty ku e kishit në shtëpitë që u prishën nga tërmeti. Ajo është toka juaj dhe atë nuk jua merr kush. Ajo fjala që thamë në fillim sot është fakt. Nga tërmeti që dëmtoi rëndë një pjesë të madhe të banorëve në zonat e prekura dolëm më të fortë. Të gjitha familjet që humbën shtëpitë sot janë më të pasura. Kanë prona që vlejnë më shumë se ato që humbën. Në këto komunitetet kanë më shumë mundësi shërbimi”, deklaroi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura