Takoi fshehurazi Ramën dhe mori ryshfet 225 mijë dollarë, ish-agjenti i FBI-së lirohet me kusht. La garanci gjysmë milioni dollarë

Jan 25, 2023 | 20:40
SHPËRNDAJE

Ish -agjenti i kundërzbulimit të FBI -së, Charles McGonigal i akuzuar për ndihmën e një oligarku rus për t’iu shmangur sanksioneve amerikane është liruar me kusht.

Charles McGonigal edi rama

Mediat raporojnë se 54-vjeçari u lirua nga gjykata federale e Manhatanit me një garanci prej 500,000 dollarësh.

Një nga aktakuzat thotë se McGonigal shkeli ligjet e sanksioneve të SHBA-së duke punuar për Oleg Deripaska, një mik miliarder i Vladimir Putin, pas tërheqjes së tij në 2018 nga FBI.

Akuzat e tjera, të ngritura në Uashington DC , pretendojnë se McGonigal ka marrë 225,000 dollarë ryshfet nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.

Në aktakuzë thuhet se McGonigal shoqërohej nga ish-agjenti i inteligjencës shqiptare, kur ai u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama në shtator 2017 dhe e këshilloi atë për licencat e naftës në Shqipëri.

Ndërsa largohej nga gjykata, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, u tha gazetarëve se klienti i tij “ka pasur një karrierë të gjatë dhe të shquar me FBI-në”.

“Kjo është padyshim një ditë shqetësuese për zotin McGonigal dhe familjen e tij, por ne do t’i shqyrtojmë provat, do t’i shqyrtojmë nga afër dhe kemi shumë besim te z. McGonigal,” tha DuCharme.

McGonigal, i cili doli në pension në vitin 2018, luajti një rol në hetimet e ndjeshme dhe të profilit të lartë, duke përfshirë hetimin e Robert Mueller mbi lidhjet e supozuara të Rusisë me fushatën presidenciale të Donald Trump në 2016.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura