Takimi sot, Berisha e quan dështim: Katër nga 7 kryeministra nuk erdhën, s’deshën t’u ngjiten pleshta në…

Aug 27, 2018 | 17:11
SHPËRNDAJE

U mbajt sot takimi informal mes kryeministrave të Ballkanit, ku ka marrë pjesë dhe komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn. Në përfundim të këtij takimi, Rama dhe kryeminsitrat kanë mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka thënë se ësthë diskutuar për rrugën e përbashkët të vendeve drejt BE-së.

Kete takim e ka komentuar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili ne nje postim ne rrjetet sociale e quan kete “me pak se gjysem takimi”.

berishaaa

POSTIMI I PLOTE I BERISHES:

Me pak se gjysem takimi!

Miq, takimet multilaterale jane te dobishme, por kur nga 7 kryeministra te ftuar 4 nuk “gjejne” dot kohe per te ardhur, jane pa kuorum dhe me shume se deshtim.

Kjo veçanerisht kur nga 3 te pranishem 2 jane shqiptare. Le t’i themi faleminderit kryeministrit te Malit te Zi se perndryshe do kishim nje takim thjesht ndershqiptar.

Natyrisht ky bojkot ka vetem nje shkak:
munguan se nuk deshen t’ u ngjiten pleshta ne narkoshtetin e Norieges, i vetem ne Europe dhe ne bote! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura