Takimi Rama- Merkel, reagon për herë të parë PD: Kryeministri të thotë cilat janë parakushtet e Kancelares

Apr 26, 2018 | 11:17
SHPËRNDAJE

Pas takimit Rame-Merkel ditën e djehsme në Bëerlin ka ardhur dhe reagim i parë nga Partia Demokratike.

Ka qenë nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu, që ka reaguar duke thënë se  Rama është i detyruar që të bëj transparentë të gjithë bisedimet që ka pasur me Kancelaren.

Më tej Shehu shkruan se  Rama është i detyruar  që të bëj publike se kush janë parakushtet e çeljes së negociatave.

tritan

Reagimi i plotë

Me kerkojne nje opinion disa gazetare mbas takimit Rama-Merkel: “Si mendoni per celjen e Negociatave ne qershor?”

Se pari Z.Rama eshte i detyruar te beje transparencen e bisedes me Kancelaren, aq me shume per cfare lidhet me ate eveniment kaq te mire pritur nga shumica e shqiptareve, per te cilin ata kane dhene nje kontribut te cmuar qe prej dhjetorit 1990.

Deri me tashti nga ai ka heshtje te plote.

Pa asnje dyshim eshte ai qe duhet te beje publike se kush jane “para kushtet” e celjes se negociatave, per te cilat foli Zj.Merkel, si dhe axhenden e realizimit te tyre.

Se dyti, ne lidhje me pyetjen e mundesise se celjes se Negociatave, une gjykoj se realizimi i atyre “para kushteve” eshte me shume rendesi ne kete drejtim.

Pra eshte perseri Kryeministri, i cili tashme duhet te realizoje ato qe Kancelaria i ka kerkuar atij ne reth nje ore takim, pavaresisht nese i intereson apo jo ta beje kete.

Dhe jam i bindur se Zj.Merkel i ka ngritur shqetesime te medha e konkrete, qe lidhen me problemet ne vend e te tjera te krijuara nga neve ne Rajon.

Po keshtu jam i bindur se ajo konkretisht i ka kerkuar perballimin e zgjidhjen e disa prej tyre ne nje kohe shume te shkurter; dhe ketu perseri duhet transparence e plote.

Te shpresojme e punojme qe ne qershor te merret nje vendim pozitiv!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura