Takimi Rama-Basha, ja këshilla që ka Berisha për kryetarin e PD-së

May 31, 2016 | 8:32
SHPËRNDAJE

Ndryshe nga Jozefina Topalli, Sali Berisha e mbështet takimin Rama-Basha. por, ish-kryeministri thotë se këshillon kreu i PD-së që takimi të jetë i përgatitur.

“Unë do t’i këshilloja ta përgatisnin, do bëjnë një veprim shumë të dobishëm për vendin dhe për problematikën. Rëndësi ka që ata edhe që u shtynë të marrin pak kohë për ta pregatitur. Ftesa e Ramës ishte sa për të larë gojën. Basha iu përgjigj është gati, pastaj ndodhi përjashtimi”, tha Berisha.

Për përjashtimin nga Kuvendi

Ish-kryeministri dhe deputeti i PD-së, Sali Berisha ka folur për herë të parë për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë, pasi akuzoi kryeministrin Rama si kriminel.

Berisha tha se vendimi i Byrosë së Kuvendit ishte ndëshkim për fjalën e lirë. “Unë e akuzoj Edi Ramën nisur nga një koncept që unë e besoj.

Viktor Hygo thoshte se mes atij që kryen krime dhe atij që hesht për krimet, më kriminel është ky i dyti. Rama hesht për krimet dhe ka sjellë në parlament kriminelë”, tha Berisha.

Sa i përket pajisjes së pergjimit, Berisha tha se veç 380 politikaneve dhe artisteve te pergjuar, sipas tij mund te jene pergjuar edhe ambasadat e huaja ne vend.

Berisha: Rama i tha diplomatit se në Veri zgjedh kriminelë se ashtu qeverisen

Ish-kryeministri Berisha tha se nje diplomat i huaj i ka thene kreut te PD-se, se Rama ne konfidencialitet kishte pranuar se ne Veri kandidonte kriminele sepse sipas tij, ashtu donin edhe qytetaret atje.

“I ka thënë një diplomati të huaj se unë në zonat e veriut kam emëruar kriminelë sepse ata ashtu janë. dhe ja kam marrë Sali berishës. Ky e quan veroin një pellg kriminelësh, çka nuk është kurrë e vërtetë.

I ka deklaruar kreut të PD, Lulzim Basha. Tani si të mos reagoj unë.

Etrit e tij kishin grupin e vrasësve, të torturuesve, por ata ishin kriminelë të dobishëm dhe mbroheshin më shumë se kush tjetër. Krimi i dobishëm të jepo mundësi të realizosh ato që nuk ti lejon ligjit.

Shullazi është arrestuar 6 herë kur Berisha ishte në pushtet. Ka bërë burg është liruar, por mos harro kush ka qenë prokuror. Ekzekutivi ishte policia që e arrestonte. Ai ka shkuar në gjykatë dhe gjykatat e kanë dënuar disa herë. Shullazi kishte lidhje me Dritan Dajtit dhe banda e Dritan Dajtit ishte e lidhur me kryetarin e Bashkisë, Edi Rama.

Ina Rama në bashkëpunim me të tjerë bëndë gjithcka për të sobotuar pushtetin e Berishës”, tha Berisha.

INTERVISTA

Tare: Si e pritet përjashtimin nga Parlamenti?

Berisha: Një nderim i veçante. Pse? Asgjë për njeriun nuk mund të ketë themelore sesa fjala e lirë. Ky është një ndëshkim që marr për fjalën e lirë. Kjo vetëm sa nxjerr në dritën e diellit të atyre që marrin fjalën e lirë. Por do thoni ju që duhet argumentuar.  Nëse ju merrni arkivën e televizionit ju do të gjeni  me qindra herë Edi Ramën, Gramoz Rucin, Erjon Brace netj duke i thënë Berishës kriminel. Kurse unë i thashë Ramës nisur nga një koncept që e besoj prej kohësh. Se midis atij që bën dhe atij që hesht më i lig është ky që hesht, se ai ka treguar një kurajo për të denoncuar atë krim që bëri. Unë i thashë zotëri më ke detyruar të ulem me kriminelë, vrasës dhe kjo ka qenë e rëndë për mua.

Nëse gjen një të vetëm, jo në këtë parlament, se këta deputet janë me firmën time, por jo në këtë parlament por nëse gjen nga 1991, një të vetëm të lidhur me krime të parashikuara në konventën, unë largohem nga politika.

Nëse ky përdor krime që karahason vrasjen  me dënimin për një aksident rrugor, krahason vrasjen me dënimin e tjeterit me ligjin e Ramiz Alisë për arratisjen.

Zotëria i ka shpjeguar një diplomati të huaj, një ambasadori dhe për fat të mirë ambasadori it ha një personaliteti që ma tha mua se Edi Rama ma ka pohuar që unë në zonat e veriut kam emëruar kriminelë sepse ata ashtu janë. Dhe ja kam marrë Sali Berishës. Por unë në mënyrë kategorike, kurrë dhe asnjë prej tyre. E para bën një fyerje kombëtare sepse e ky e quan veriun një pellg kriminelësh, çka nuk është kurrë e vërtetë.

Tare: Kush është personaliteti që ja ka deklaruar diplomati?

Berisha: I ka deklaruar kreut të PD, Lulzim Basha. Tani si të mos reagoj unë.

I ka thënë dhe të tjerëve. Pse e vure Arben Ndokën i tha një lezhjan? Epo unë vetëm me atë fitoja. Prapa këtij qëndrimi fshihet një koncept fatal dhe ky koncept është krimi i dobishëm. Etrit e tij kishin grupin e vrasësve, të torturuesve, por ata ishin kriminelë të dobishëm dhe mbroheshin më shumë se kush tjetër.

Krimi i dobishëm të jepi mundësi të realizosh ato që nuk ti lejon ligjit.

Shullazi është arrestuar 6 herë kur Berisha ishte në pushtet. Ka bërë burg është liruar, por mos harro kush ka qenë prokuror. Ekzekutivi ishte policia që e arrestonte. Ai ka shkuar në gjykatë dhe gjykatat e kanë dënuar disa herë. Shullazi kishte lidhje me Dritan Dajtit dhe banda e Dritan Dajtit ishte e lidhur me kryetarin e Bashkisë, Edi Rama.

Tare: Ishte e pamundur ti vërtetonit këto kur kishit ndikime edhe te kdrejtësia?

Berisha: Ndikim tek Ina Rama. Ina Rama besoj se  në bashkëpunim me të tjerë bënte gjithcka për të sobotuar pushtetin e Berishës. Ina Rama ndër të tjera një përpjekje titanike që bëra unë me amerikanët për vendosur task forcën kundër korrupsionit, e cila në vitin e parë tha që shkrojti historinë, ata detyruan dumanin që të tërhiqej me një kërcënim absolut që ajo it ha partnerëve, por e bllokoi Ina Rama. Pasi Iku dumani bllokoi totalisht luftën kundër korrupsionit.

Tare: Mendoni se e tejkaloni me gjuhën në Kuvend?

Berisha: Realiteti i Kuvendit është shumë herë më keq, është i paimagjinueshëm. Po e marrim këtë se mbase duhet të jetë kështu. Po nëse mediat ulin kokat për të përdorur emrat e kriminelëve, nëse opozita nuk përdor emrat e tyre, kjo e bën peshën më të rëndë. Kur shof qëndrimin, unë dua të them se ju mund të keni kryeministrin tuaj, po ju nuk keni zërin e lirë të shoqërisë.

Unë mendoj se në Parlament bëhet një transparencë dërmuese për qeverinë. NË Parlament kanë dalë problemet më madhore dhe skandalet më të mëdha të kësaj qeverie. Ka një gjë, ka një mazhorancë që ditën e enjte e ka ditën e ferrit.

Tare: Ka dhe një rregullore që duhet ti përmbaheni?

Berisha: Kur unë të paktën një vit më parë u ngreita dhe kërkova të zbatojmë marrëveshjen, rregulloren ata qeshën. Njeriu që thyen cdo gjë në parlament është kryeministri, atëhere prite, ti bën një gabim fatal. Kryetari i Kuvendit thotë do ti japë të drejtën e replikës, nuk i durohet dhe vjen rri si padigardi ii mi. Ata që shkelin, asgjesojnë rregulloren është ky dhe ministrat e tij. Ata fillojnë dhe mbarojnë një retorikë banale, të mbushur me injorancë. Por nuk e kuptojnë që gjuajnë mbi veten e tyre.

Tare: Në kuvend janë denoncuar aferat e qeverisë. ka mjete të tjera për të bërë denoncime. Parlamenti është për ligjet. Ju keni humbur llogjikën e ligjeve

Berisha: Nuk është faji im që ata vazhdojnë jetojnë nëk kohën time. Ky nuk ka cfarë ti thotë shqiptarëve për tre vjet dhe mendon se do të nxijë kohën time. Unë bëj avokatin

Tare: Si ka mundësi që lajmi kalon nga Berisha?

Berisha: Sepse njerëzit kanë besim tëk unë. Unë e nxjerr lajmin e tyre.

Tare: Kanë nevojë për flitrim ato që publikoni?

Berisha: Ke të drejtë. Nëse nuk vendos 2 burime, lajmi është i vdekur. Unë nuk them se cdo mesazh i qytetarit dixhital është i saktë, por mbi 90 % e denoncimit të qytetarit dixhital i kanë rezistuar kohës dhe janë të vërteta.

Tare: Sot denoncimi me fushat me hashash u përgenjështrua.

Berisha: Ai që mi ka dërguar nuk mund të më thotë për plantacionet e Kucit, që janë të vërtetuara dhe tregojnë zonën e Pilurt. Janë aktuale dhe të gjitha janë në pronësi të Koco Kokëdhimës.

Tare: Mos rrezikoni që ta dekurajoni edhe policinë e shtetit me këto deklarata. Mos duhet të ishit më mbështetës në punën e policisë?

Berisha: E them këtu, unë ai që respektoj më shumë respektoj profesionin e policit, sepse është më i vështiri, por këta e shkatërruan policinë. Ajo polici e imja është ftur në Lazarat sa herë kanë dashur. Ata kanë shkuar rregullisht në Lazarat. Edi Rama, e kam këtu duke bërë fushatë elektorale në Lazarat dhe po të dojë ja dërgoj fotografinë. Ne nuk hynim ta korrnim me forcë. Por cilat ishin qëndrimet? E para prisnim ujin dhe e dyta  ne bllokonim daljet, dhe kemi kapur me dhjetra herë ngarkesa.

Cilat ishin sasitë që shkonin në Itali?! Janë raportet, janë qindra herë më të pakta, aq sa raporti i DASH në 2011 thotë se ka rënië të ndjeshme të kanabisit në Shqipëri. Kjo është e vërteta ne nuk hymë. Ajo ishte një politikë. Lazarati ishte një geto, getoja absolute e sistemit komunist, dmth ka patur zona të persektutuara. por si Lazarati nuk ka pasur asnjë zonë. Në 45 vite ka pasur vetëm dy të arsimuar në Lazarat dhe të tjeret ishin armik të rrezikshëm. Ne nuk donim të përdornim forcën.

Tare: Mos ka ardhr moemtni të mendohet për legalizimin e kanabisit?

Berisha: Jam kategorikisht kundër. Ajo që mashtrojnë se Greqia e legalizoi është mashtrim. Greqia legalizoji Kerpin, Kerbi është kanabis, por jo staiva.

““““““““““““““

Video për një ministër? Pajisja e përgjimit e prodhuar në Izrael

Tare: Nga hetimet nuk rezulton se ka një pajisje të tillë…

Berisha: Ky është një nga informimet e qytetarit dixhital që përbën një nga skandalet më të mëdha të 25 viteve. Kjo pajisje është futur në kundërshtim, ajo pajisje është futur disa herë edhe gjatë periudhës së qeverisjes së Fatos Nanos dhe kur kam qeverisur unë. Ajo pajisje është përdorur për të bërë identifikimin e vendndodhjes së kriminelëve të larguar. Ajo pajisje është futur edhe në vitin 2015 me firmën e prokurorit të Përgjithshëm. Ajo pajisje ka rregullat e veta. Këtë radhë është futur jashtë rregullave. Kjo pajisje, edhe celularin e shndërron në mikrofon për të regjistruar mbajtësin e tij. Është prodhim izraelit e pamëshirë për përgjim. Kjo pajisje është futur në një kanal privat. Është bashkëshortja e Grilos që ka futur pajisjen. Kjo pajisje ka shkelur një ligj tjetër.

Tare: Kjo pajisjes sipas ministrit të Brendshëm është futur me një marrëveshje që ka firmosur edhe Presidenti i vendit me Interforcën.

Berisha: Kurrë! Nuk mund të futej kurrë një pajisje e tillë pa u përcaktuar se kush do të ndiqej me këtë. Pajisja për muaj të tërë nga Drejtoria e Policisë ka përgjuar jo vetëm 370 personalitete, por ka përgjuar edhe qindra qytetarë me akte rrugaçërie të paimagjinueshme.  Pajisja ka lëvizur dhe lë të dyshohet se janë përgjuar edhe ambasada të huaja. Në qoftë se ti e dërgon atë pajisje këtu afër tv Ora, ajo vjen për të regjistruar çdo impuls që hyn dhe del thirrjet brenda këtij institucioni. Kjo deklaratë vetëm sa të bind më shumë në megaskandalin e krijuar. Në bindjen time nuk është e implikuar ambasada italiane se kjo do të ishte pastaj një situatë krejtësisht tjetër. Unë kam besim tek ambasadori aktual se nuk do të përfshihej kurrë në një aferë të tillë. Është përgjuar Presidenti i Republikës dhe ambasadorët.

Tare: Pse nuk po heton Prokuroria për këto akuza? Pse nuk po e merr dot pajisjen?

Berisha: Po heton! Letra që shkruan ish-drejtori i Policisë italiane e komplikon edhe më shumë sepse ai përmend një nen të marrëveshjes që kanë imunitet.

Tare: Ka kryer përgjime në kohën e Partisë Demokratike?

Berisha: Jo! Kurrë!

Tare: Nuk është e njëjta pajisjes e përdorur nga Forcat e Armatosur në 2011-n?

Berisha: Kurrë! Ajo pajisje ka ardhur për trupat tona në Afganistan sepse trupave tona ajo ju duhej.

Tare: Janë bërë përgjime të paligjshme siç ka deklaruar Rama?

Berisha: Nëse përgjime të paligjshme ka bërë SHISH-i, unë nuk e di. Kam konstatuar se janë bërë përgjime të paligjshme që të gjitha të nxitura nga Edi Rama. Përgjimi që i është bërë Ilir Metës në 2008, duke qenë kundërshtar i yni, duke qenë deputet, pa autorizimin e kryetares së Parlamentit është aktualisht shkelje flagrante.

Tare: Si mund të bënte përgjime kryetari i Bashkisë?

Berisha: Kryetari i Bashkisë e kishte të vetën Ina Ramën. E përdorte si i donte qejfi. Ina Rama dhe çfarë kanë bërë prokurorët e saj. Pasi kanë regjistruar Ilir Metën, sipas ligjit, zëri prishet. Edhe kur gjykatësi e ka urdhëruar prishjen e dosjes, ata nuk e kanë prishur. Dhe ata ia kanë dhuruar Saimir Tahirit. Kjo është një praktikë për të marrë peng. E di ti historinë e nipit të vjehrrës së Presidentit. I dërgon kryemafiozit Agaçe me një zarf dhe i thotë se çështja e pronës është zgjidhur. Mendoi se me këtë mënyrë mund ta thyente Bujar Nishanin, siç bërë me këtë përgjim. Është punonjës i Policisë Gjyqësore. Prokuroria duhet të hetojë sepse ka një shkelje të rëndë.

Tare: Po heton në fakt Prokuroria dhe nuk ka informacion siç thoni ju dhe çfarë do mbetet nëse si Drejtoria e Policisë italiane si dhe ambasada italiane përgënjeshtron ashtu sikurse edhe hetimet që pajisja nuk ka përgjuar. Çfarë i mbetet opozitës kur e ka kthyer në kauzë këtë çështje?

Berisha: Ambasada italiane nuk duhet kurrë ta pranonte atë mjet, duhet t’ia linte Interforcës. Kam bindjen se as shërbimet partnere dhe ambasada nuk janë implikuar në një skandal të këtyre përmasave. Kjo është një vepër e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Pajisja ka ardhur nëpërmjet zonjës Grillo, e cila sjell një gjë nga dyqani i vet dhe instalohet në Drejtorinë e Policisë. I vuri orën në dorë, lakun në qafë..

Tare: Kujt?

Berisha: Spartak Ngjelës që të regjistronte.

Tare: Zt. Ngjela nuk ka deklaruar kurrë se ka pasur një pajisje..

Berisha: Rama ia dha atij të shkretit. Ai harroi se do të mund të intimidonte me këtë çimkë.

Tare: Ju keni deklaruar se skandalet e video-përgjimeve nuk do të jenë në periferi, por në qendër të pushtetit. Keni ndonjë video që do ta bëni publike?

Berisha: Unë kam një ligj, bëj publike vetëm videot politike, por theksoj këtu që për personat publik, jeta e tyre private është publike. Unë e kam vlerësuar shumë rastin e tv Ora që bëri transparent një fenomen të shëmtuar të personave që bëjnë kërkesa amorale për vende pune. Unë e vlerësoj këtë. Meqë më pyet po të përgjimet: qytetari dixhital më thotë se tv kanë video të tjera.

Tare: Ju vet nuk keni ndonjë video?

Berisha: Unë i besoj qytetarit dixhital dhe më thotë që x tv ka një ose dy video të kësaj natyre. Unë pres dhe kam besim të madh te tv që do t’i nxjerr ato. Edhe kur më tha për Riformaton, ata thanë se ishin mushkonja.

Tare: Nuk besoj se doni të thoni tv, apo do ta lini me keq?

Berisha: Më mirë të mos marr atë unë…

Tare: Cili është qëllimi i këtyre videove?

Berisha: Denoncimi i atyre njerëzve që nuk respektojnë standardet më minimale në qeverisje. Në qoftë se shkelen standardet ke marrë fund dhe gjëja e vetme është të largohesh dhe të hysh në jetën tënde private. Do ketë sepse është ky brumë…

Tare: E lëmë me kaq! Për sa i takon qeverisjes, ju thoni se nuk ka rekorde pozitive dhe ai përgjigjet që gjendja që latë ju ishte skandaloze…duke thënë se po rimëkëmb ekonominë, shleu borxhet për kompaninë për punët publike…një sërë arritjesh që rendit kryeministri Rama.

Berisha: Që të gjitha janë suksese tërësisht imagjinare të një njeriu që nuk ka konceptet as minimale të ekonomisë dhe reformave. Një njeri që thotë se po të rritet prodhimi rritet çmimi, që borxhin do ta llogarisim e përqindjen e GDP-së, dhe unë harrova të them se nuk ka dënim më të madh se sa të qëndrosh retorikën tërkuzë pa materie, me injorancë dhe pa koncepte të një njeriu që është një piktor dështak.

Tare: Po analizojmë si kryeministër jo si piktor

Berisha: Borxhin e ka marrë me 62.8% sipas të gjitha konfirmimeve të FMN-së dhe BB-së dhe sot e ka 73%.

Tare: Zyrtarisht është 69.3

Berisha: Gënjen, ai gënjen! Që ta ketë 69. sa..duhet ta ketë rritjen ekonomike aq sa e kishte parashikuar në fillim. Banka Evropian, Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë e parashikon çdo tre muaj me ulje ekonominë dhe çdo ulje ekonomik rrit borxhin. Kjo është në proporcion.

Tare: Ka një iniciativë në Parlament për uljen e borxhit nën 60%. Do të fillojë që nga ky vit.

Berisha: Kujton se do t’i fusë këmbët në një këpucë pasardhësit. Këta tani kanë bllokuar investimet. FMN ua ka futur këmbët në një këpucë dhe këta mburren se kanë një deficit buxhetor me 2% dhe mund ta çosh edhe 1% në qoftë se nuk investon fare. Nëse ti nuk investon, ti shkon mbrapa.

Tare: Nuk ka ikur investitor thotë zt.Rama

Berisha: Këto ditë, një agjenci investimesh më informon  se solli 10 kompani italiane para një viti fillun punën. Asnjëri nuk është më në Shqipëri. Janë larguar që të gjithë, flamurmbajtësit e investimeve. Bankers dhe HOCHTIEF . Është e vërtetë që  kontratat e HOCHTIEF që kontrata kishte probleme. Por ama, kontrata bëri që Shqipëria, me kontratën për aeroportin të ishte më e sigurta. Unë kam mbajtur një kontratë të trashëguar. Iku HOCHTIEF bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan. Kur duan të ikin ajo ndodh. Këta filluan me megafona kundër HOCHTIEF. Një kompani gjermane nuk mund të duronte qëndrime staliniste. Nuk ndodh kjo. Në qoftë se ke probleme me kompaninë ke mjetet ligjore. Bankers riktheu Shqipërinë si vend nafte në arenën evropiane dhe botërore. Patoz-Marinza sipas Bankers, ka rreth 6 miliardë fuçi naftë, jo e tëra nxirret, por Bankers dha prova se me metoda primare mund të nxirren sasi kolosale. Këto dy fakte bën që Shqipëria të kuotohej. Kjo solli Shell-in. Në Shpirag ata më thanë se kishin ardhur pasi Shqipëria ka fushat më të mëdha naftë-mbajtëse. Këtu filluan betejën mafioze ndaj saj. Iku…. Është metalurgjiku, por rikonstruktohet. Ata nuk do t’i falin pasuritë.

Tare: Këto kompani kanë qenë të paformalizuara, kanë qenë me dy bilance. HOCHTIEF më informojnë tani ka shitur aksionet në kohën kur ishte qeverisja juaj që është larguar për arsyet e veta. Pra ka pasur probleme edhe në kohën e qeverisjes suaj..

Berisha: Kompani që punojnë me dy bilance ka pasur, ka dhe do të ketë. Ky është problem i përjetshëm. Në qoftë se ju kujtohet kur plasi në SHBA kriza e ndërtimeve, një nga gjigantët ENRON nxori tonelata të tëra letra të grisura që ishin bilance të dyfishta. Asnjëra nga këto kompani nuk iku se u kap me bilanc të dyfishtë nga Edi Rama. Ikën pasi Edi Rama u përdor nga Koço Kokëdhima pasi donte me çdo kusht të merrte puset për t’ia dhënë kompanisë së vet. U bë një luftë primitive.

Tare: I ka shitur aksionet Fondit Kanadez të Pensioneve në kohën e qeverisjes suaj…

Berisha: Problemi është se ikën…kush do të ikë tjetër sipas tij? Ikën flamurmbajtësit..Bankers paguante 200 milionë euro në vit ishte dhe kishte perspektiva të reja.

“““““““

Stadiumi Qemal Stafa, Berisha: Kulla do të mbajë emrin e babait të Ramës

Tare: Çfarë afere ka stadiumi ?

Berisha: Stadiumi është koncesion, avi i dhënë për gjithë jetën,  që do  të thotë ta falësh. Stadiumi po ndërtohet duke dhënë 100 mijë metra katror avi. Nga gjithe metra katror që ndërtohen aty 12 mijë ka federate 68 mijë ka Edi Rama, Olsi Rama. 50 mln euro që thotë ky, 10 mln jep federate, 10 mln qeveria shqiptare, 20 e ca mln  do të japë FIFA. Të gjtha paratë janë, por ky gënjen. Si mund të jepet një koncesion avi, vetëm ky i cmendur e jep. A e di që është bërë denderi. Është shpallur pa asnjë konkurrent tjetër, 2 muaj para se të miratohej në KRRT.

Tare: Është shpallur projekti apo ideja?

Berisha: Janë shpallur fitues edhe kompanitë që do të cojnë aluminin, qelqin, xhamin.

Ka një ligj që pa u miratuar projekti nuk mund të bëhet tenderi. Ka një ligj që detyron koncesionin me një afat të caktuar. Ka një ligj që lejën zhvëllimore e rregullon.

Tare: Keni bërë një status që denonconi emrin e stadiumit, ku e dini?

Berisha: Qytetari dixhital thotë se kulla  do të quhet…do ti verë emrin e të atit.

Tare: Pra vetëm kulla do të ketë emrin e babait të Ramës?

Berisha: Thuhet

Tare: Ky qytetari dixhital ju beson ju se i bëni publik apo ngaqe keni burime të ndryshme duke përfituar edhe nga statusi që keni pasur. E kam fjalën merrni informacion edhe nga SHISH?

Berisha: Me sinqeritetin më të madh nuk marr dhe s’kam përdorur kurrë një informacion të SHISH kundër një njeriu, sepse ajo do të ishte një akt tradhtie ndaj shtetit. Por do të them një gjë. Për vite të tëra kam marrë inforacione nga SHISH, por më i fuqishëm ka qenë qytetari dixhital sesa vetëm shërbimi. Është informacioni më i fuqishëm dhe më i saktë në botë.

Reforma në drejtësi, Berisha: Shancet janë reale që reforma të votohet

Tare: Çfarë biseduat me Lu-në?

Berisha: Ata po përpiqen të afrojnë palët dhe unë në këtë përpjekje e vlerësova dhe shpreha mendimin time që opozita nuk ka arsye që mos pranojë një përpjekje për të afruar palët.

Nëse PD do të thoshtë se o ky o ska, del ashtu sic thoni ju, por nëse PD sjell një dokument serioz, dhe ju garantoj se është serioz.

Takimi është shtyrë për një datë të caktuar. Desh Edi Rama ta largojë. Nëse Rama përjashton fjalën e lirë, kryetari i opozitës nuk mund të ketë qëndrim tjetër. Unë mendoj që të diskutojnë dhe nëse Rama do reformën, ka një paketë, të pranojë votimin elektronik të votës. Ai nuk po lë numërimin e votave të partisë së tij.

Tare: Kur është afati?

Berisha: Ky afat është qershori deri në fillim të korrikut që duhet të miratohet.

Tare: Mendoni se do të miratohet reforma në drejtësi?

Berisha: Po të gjykoj nga qëndrimet e Ramës ajo reformë mbetet në klasë për shkak të tmerrit që i ka krijuar Viktor Ponta. Duke thënë këtë mund të them se jo cdo gjë e ka në dorë Rama. Shancet janë reale që reforma të votohet. Uroj për vlerësimin tim, mundësitë e marrëveshjes mbi bazën e rekomandimeve të Venecias janë reale. Mbështes qëndrimin e kreut të PD për numërimin dhe votimin dixhital. Ky votim ka një gjë morale. Në jemi i vetmi vend që nuk votojnë emigrantët.

Tare: Takimi Rama-Basha, çfarë do ti këshillojë?

Berisha: Unë do ti këshilloja ta përgatisnin, do bëjnë një veprim shumë të dobishëm për vendin dhe për problematikën. Rëndësi ka që ata edhe që u shtynë të marrin pak kohë për ta pregatitur. Ftesa e Ramës ishte sa për të larë gojën. Basha iu përgjigj është gati, pastaj ndodhi përjashtimi.

Tare: Për sa i takon dekriminalizimit, Parlamenti ka një ligj pavarësisht imazhit që i kushtoi Shqipërisë. Nga të gjitha deklarimet tuaja, PS-ja duhet të kishte 19 deputetë të inkriminuar dhe tashmë duhet të kishin dorëzuar mandatin. Ku janë këta zt.Berisha?

Berisha: Deri tani të vërtetuar tre vrasës që kanë ikur nga procesi i dekriminalizimit me një lloj marrëveshjeje vetëm për këtë. Nëse merr listën ka rrezik që të dalin 23 nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj. LSI-ja ka pasur të vetët dhe PS-ja me aleatët e saj. Së dyti, ky Parlament ka kaq vite dhe nuk ke gjetur në asnjë rast të vetëm kriminelë me kushtetutë.

Tare: Në ç’kuptim?

Berisha: Deputetë që kanë thyer Kushtetutën siç është Koço Kokëdhima, madem lokomotiva, e cila thotë se ç’punë ke ti se e merr djali im. Po marr njërin prej tyre, Taulant Ballën. Është i denoncuar me dokumente zyrtare për përdhunim nga një vajzë me AIDS. Nuk është pak kjo. Po ky person kur Fatos Nano e ka marrë këshilltar, një diplomatë i lartë i qeverisë shqiptare i thotë se ky është arrestuar për kalim kufiri me prostituta. Kjo është e vërtetë, sa ç’është edhe për deputetët e veriut. Po ky person është regjistruar në TIMS duke kaluar kapon e grupit Qosja të trafikut të heroinës në Qafë Thanë. Po ky person. Në makinën e tij i arrestohet Presidenti i Sopotit, sapo kalon kufirin. Dhe kërkoj ndjesë se në një lapsus kam thënë Presidenti i klubit të Elbasanit, nuk është e vërtetë. Presidenti i Klubit Soboti pasi autoritetet greke e kishin dënuar me 10 vite për drogë dhe ky e transportonte me makinën e deputetit.

Tare: Ju keni kohë që i bëni akuza të tilla që janë të rënda për deputetët. Ose këto akuza duhet të hetohen dhe të zbardhen ose ju nuk mund t’i thoni gjithë kohës pafundësisht.

Berisha: Janë të vërteta. Unë kam dokumentin e policisë për akuzën që i ka bërë vajza e sëmurë. Unë kam orën, datën dhe ditën për kalimin e kapos Qosja në Qafë Thanë.

Tare: Vërjani në dispozicion drejtësisë dhe të zbardhet.

Berisha: Nuk ka asnjë shpikje këtu dhe kurrë nuk mund të hesht. Është ky person që kapet me qindra raste punësimi. Ka punë vetëm kur merr 5 mijë eurosh, 3 mijë euroshin.

Tare: Vetëm nga PS-ja kishte djaj dhe gjithë engjëjt janë nga PD-ja se kishte me të dënuar edhe nga opozita…

Berisha: Unë nuk i ndaj në engjëj dhe djalë. Siç e shikoni, nuk ka asnjë nga Partia Demokratike për vepra të përshkruara në Konventën e Palermos. Asnjë! Ka një të dënuar për aksident rrugor, një tjetër që e ka mbajt Gramoz Ruçi si ministër i sigurimit të shtetit në vitet ’90.

Tare: Flisnin për deputetin Flamur Noka që madje nuk e kishte deklaruar. Këto janë akuza që bëjnë socialistët..

Berisha: Nëse thua dëshmo krimet në kohën e komunizmit, kjo është gjë tjetër. Ato janë krime politike. Me ardhjen e pluralizmit nuk mund të dënohej njeri pse kalonte kufirin. Edhe Ramiz Alia një nga akt-akuzat që i bëri vetes ishte qëndrimi që mbajti ndaj kufijve. Ai vriste në kufi. Mund të sjell artikuj të shtypit botëror, New York Times.

Tare: Ideja ishte tek teknikaliteti se pse nuk e ka shënuar.

Berisha: Nuk ka asnjë lidhje me Konventën e Palermos. Nuk ka fshehur askush asgjë dhe nuk ka vepër penale. Le të marrin listën e të gjithë deputetëve dhe po gjete unë marrë përgjegjësitë.

Tare: Ka nga ata kritikë që mendojnë se në vitin 1992, cilësia e Parlamentit shqiptar ishte më e mirë se sa e tanishmja, në kuptimin e elitës dhe përfaqësimit. Po këta kritikë thonë se në vitin 2013, kjo elitë thonë se lë për të dëshiruar. Keni një moment refleksioni…?

Berisha: Po të përpiqem me gjet thelbin e Sali Berishës, një nga gjërat kryesore që e ka shtyrë të marrë një rrugë tjetër përveç mjekësisë, është: Unë nuk besoja të pagabueshmen. Kisha një neveri të paimagjinueshme kur Enver Hoxha e shpallte veten të pagabueshëm. Sali Berisha ka një vetëdije të plotë dhe bën çdo darkë bilancin e gabimeve të tij. Është e vërtetë që më 1992 ka qenë përfaqësues, edhe -96-ta ka qenë elitar. Mund të kishte përzgjedhje më të madhe. Nuk besoj se nëse merr deputetë të sotëm, kanë koifiçent intelektual të respektueshëm. Opozitar nuk lind, por bëhesh. Dhe unë kam vu re mediat, analistët, një super pretendim për opozitarizëm ndaj njerëzve që kanë qenë 8 vite në pushtet. Ju duhet një kohë të farkëtohen.

Tare: Tre vite janë të mjaftueshme?

Berisha: Janë të mjaftueshme..

Tare: Janë ish-ministrat tuaj që marrin titujt e gazetave.

Berisha: Besoj se opozita gjithnjë e më shumë konsolidohet dhe jo mbi bazën e skandaleve të pushtetit, por mbi bazën e alternativës që do t’u paraqesë qytetarëve do u fitoj atyre zemrën.

Tare: I ka përmbushur pritshmëritë tuaja kryetari i PD-së?

Berisha: I ka përmbushur në pjesën më të madhe. Për mua, më e rëndësishme është që të kishte stilin e vet. Në Partinë Demokratike ka pasur një ndryshim gjeneratash. Ai duhet që të përfaqësojë jo gjeneratën e Sali Berishës, por gjeneratën e tij.

Tare: Në 12 qarqe janë ish-ministrat tuaj…nuk është parë si një mënyrë për hapje për figura të reja.

Berisha: Prurje të reja ka aty, por nuk kanë arritur që të tregojnë fibrën e tyre politike.

Tare:  Cila është ambicia juaj për PD-në? Do të ketë një rikthim?

Berisha: Kurrë! Gjithë jetën time unë e kam ndërtuar mbi disa vendime dhe parime jo të shumta me të cilat unë kam qëndruar pa u lëkundur. Do të ishte akti më qesharak në qoftë se unë do ta mendoja një gjë të tillë. Unë qëndroj në mbrojtje të interesit publik.

Tare: Do të jeni prezentë, do të jeni në fushatë…

Berisha: Nuk do të jem qendror dhe nuk mendoj se do ta udhëheq.

Tare: Kaq pasion i madh është politika që triumfon mbi interesat familjare..cili është një objektiv që doni të arrini?

Berisha: Pasioni që ka qenë i pashtershëm. Jam i udhëhequr nga pasioni dhe unë kam parë të mira. Pasioni të shumëfishon energjinë.

Tare: Do të jeni në Parlament pas 2017-s?

Berisha: E vendosin forumet…

Tare: E thoni me humor besoj. Nuk ka forum në PD që pengon Sali Berishën…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura