Takimi në Presidencë, Nishani kokë më kokë me Llallën

Apr 12, 2016 | 12:36
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka pritur sot në një takim kryeprokurorin Adriatik Llalla.

nishani llallaTakimi mes kreut te shtetit dhe prokurorit të Përgjithshëm po mbahet në Presidencë dhe ende nuk ka asnjë deklaratë rreth qëllimit të këtij takimi.

Vlen të theksohet se ky takim vjen ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet për rrëzimin e helikopterit të Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës, e që la dy pilotë të vdekur dhe një ushtar profesionist të plagosur.

Lidhur më këtë ngjarje, Prokuroria Shkodër ka regjistruar procedim penal për dy vepra penale në lidhje me rrëzimin e helikopterit. Veprat penale për të cilat është regjistruar procedimi janë “shkelje e rregullave te fluturimit ajror” dhe “lëvizja e trupave ushtarake pa të drejtë”, sipas neneve 48 dhe 83 të Kodit Penal ushtarak.

Po ashtu, organi i akuzës ka nisur hetimet edhe për ndërtimin e parkut të lojërave te Liqeni. Ajo vendosi regjistrimin e procedimit penal me dy akuza në lidhje me projektin. Pas një faze paraprake verifikimi, organi i akuzës ka vendosur të regjistrojë procedim penal për veprat “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura