Takimi në Ohër/ Albin Kurti zbulon detaje nga prapaskenat: Vuçiç refuzoi ofertën time bujare për…

Mar 21, 2023 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje të reja nga prapaskenat e takimit në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic nën drejtimin e Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak.

kurti-6

Kurti shkruan në Twitter se Vuçiç ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë planin e propozuar në Ohër.

“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.

Të shtunën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura