Takimi ndërkombëtar për Paqen në Tiranë, Papa: Pse zgjodha Shqipërinë

Sep 7, 2015 | 7:46
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Papa Françesku ka vlerësuar takimin e ‘28 Ndërkombëtar për Paqen’  që këtë vit mbahet në Tiranë. Duke folur në emër të Papës, Ipeshkvi Mateo Xumpi lexoi mesazhin e tij për këtë nismë dhe arsyet se përse zgjodhi të vizitonte Shqipërinë si vendin e parë Europian.

Imzot Mateo Xumpi
Imzot Mateo Xumpi

“Unë jam vërtetë mirënjohës juve që keni zgjedhur Shqipërinë. Do të doja sot të theksoja atë që thash vjet në Tiranë, bashkëjetesa mes besimeve është ajo që dëshirojmë”,-thuhet në mesazhin e Papës.

Ipeshkvi vijoi dukë thënë se Papa zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë Europian për ti dhënë zemër bashkëjetesës paqësore.

Në këtë takim fjalën e mori edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi nismën duke vënë theksin tek nevoja për bashkëpunim mes vendeve dhe komuniteteve për të jetuar në paqe.

“Pema mbi të cilin eci Papa Francesku, shndërrohet mbi ne si një gur kilometrik për të vazhduar së bashku pavarësisht sfidave të barbarisë dhe forcës së saj të mos arsyes në një rrugëtim të bashkëjetesës që përbëjnë edhe arsyen pse të gjithë ne sot jemi këtu së bashku”,-tha Rama.

Për tre ditë rresht, Tirana do jete kryeqyteti i gjithë botës besimtare, si vendi i paqes dhe harmonisë fetare. Paqja, toleranca fetare dhe dialogu jane kryefjala e takimit të 28 Ndërkombëtar për Paqen, që nisi pasditen e se dieles në Tiranë (6 shtator) dhe do vijoje edhe ne 7 dhe 8 shtator, në përkujtim të 20­ vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan dhe që organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.
Takimi zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe aty marrin pjesë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, ambasadorë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të besimeve fetare dhe të ftuar ndërkombëtar në fushën e besimit.

Mesazhi i Papa Françeskut:
Do të doja sot të theksoja sot së bashku me ju atë çka thashë vjet në Tiranë, bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme mes personave dhe bashkësive që u përkasin besimeve të ndryshme fetare është jo vetëm ajo çka dëshirojmë, por krejtësisht e mundur dhe e zbatueshme. Dhe ky është shpirti i Asizit të jetojmë së bashku në paqe duke kujtuar se paqja dhe bashkëjetesa kanë një themel fetar.

Lutja është gjithnjë në rrënjën e paqes dhe pikërisht sepse e ka themelin e vet ne Hyjin, paqja është gjithnjë e mundshme ashtu siç është edhe emërtimi i takimit tuaj të këtij viti.

Është e nevojshme që të forcohet kjo e vërtetë sidomos sot ku në disa pjesë të botës duket sikur po fitoj dhuna, përndjekja dhe shkelja e lirisë fetare bashkë me nënshtrimin e njerëzve përballë konflikteve, luftërave.

Nuk duhet t’i dorëzohemi kurrë luftës dhe nuk mund të qëndrojmë indiferent për para tyre që vuajnë për shkak të luftës dhe dhunës dhe për këtë arsye unë zgjodha si teme për ditën e ardhshme Botërore të Paqes fjalinë ‘mposhte indiferencën dhe fitoje paqen’.

Por dhunë është edhe të ngresh mure dhe pengesa për të bllokuar atë që kërkon një vend paqeje. Gjithashtu është dhunë të s’mbrapsesh atë që largohet nga kushtet çnjerëzore duke shpresuar në një të ardhme më të mirë.

Është dhunë të përjashtosh fëmijë dhe të moshuar nga shoqëria si dhe nga vetë jeta. Është dhunë ta zgjerosh hendekun mes atij që harxhon tepricën dhe atij që ka nevojë për gjërat me thelbësore.

Në këtë botën tonë besimi tek Hyj na bën të besojmë dhe të themi me zë të lartë se paqja është e mundshme.

Si besimtarë ne jemi të thirrur ta rizbulojmë përsëri këtë thirrje universale për paqen e cila ndodhet në zemrën e traditave tona fetare dhe t’ja ripropozojmë me guxim burrave dhe grave të kohës sonë.

Dhe theksoj atë që thash gjithmonë në Tiranë duke folur me udhëheqësit fetar, besimi i mirëfilltë është burim paqeje dhe jo dhune.

Askush nuk mund ta përdor emrin e Hyjit për të ushtruar dhunë, të vrasës ne emër të Hyjit është një sakrilegj i madh. Të diskriminosh në emër të Hyjit nuk është njerëzore.

Të dashur miq, të thuash se paqja është gjithmonë e mundshme, nuk është një fjalë e lehtë, naive, por shpreh besimin tonë se asgjë nuk është e pamundur për Hyjin.

Sigurisht, na kërkohet një përfshirje personale ashtu edhe e bashkësive tona për punën e madhe për paqen.

Nga toka shqiptare, nga toka e martirëve të mund të nisë, të lindë një profeci e re paqeje. Unë bashkohem me të gjithë ju sepse në shumëllojshmërinë e traditave fetare ne të mund të vazhdojmë të jetojmë pasionin e përbashkët për rritjen e bashkëjetesës paqësore me të gjithë popujt e tokës.

Nga Vatikani më 29 gusht 2015, përkujtimi i martirizimit të Shën Gjon Pagëzorit,

Papa Françesku

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura