Takimi me të dërguarin e SHBA/ Vuçiç reagon pas bisedës me Palmer: Folëm hapur, dialogu me Kosovën…

Nov 4, 2019 | 11:47
SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Aleksandër Vuçic, u takua sot në Beograd me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pak ditë pasi që qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Gazeta Express.

vucic palmer

Vuçiq pas takimit tha se dihej që pikëpamjet e Serbisë dhe SHBA-së ishin të ndryshme, megjithatë ka falënderuar Palmerin që dëgjoi qëndrimin e shtetit serb.

Presidenti serb ka shtuar se kishte biseduar hapur me Matthew Palmer, ndersa thotë se beson që kushtet për vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të krijohen për dy deri në tre muaj.

Mediat serbe para takimit kishin raportuar se në fokus të diskutimit do të jenë mesazhet që zyrtari amerikan i dha të premten në Kosovë për njohjen dhe sanksionet ndaj Serbisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura