“Takimi me Ramën? Në çdo moment!”/ Presidenti flet për kabinetin e ri: Qeveria të fillojë punë sa më parë! Parlamenti të jetë sa më demokratik

Sep 17, 2021 | 11:10
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta është shprehur i hapur për të takuar kryeministrin Edi Rama në kuadër të krijimit të qeverisë së re.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës, Meta tha se është i gatshëm për të përmbushur të gjitha detyrimet Kushtetuese.

Gjithashtu kreu i shtetit ka uruar qeverinë e re dhe fillimin e parlamentit të ri. Ai thotë se parlamenti duhet të jetë sa më funksional dhe sa më demokratik.

“Në çdo moment kemi qenë dhe jemi të hapur për të përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese për sa i takon këtij procesi pasi parlamenti i ri tashmë ka nisur punë dhe urojmë që të jetë një parlament sa më funksional, sa më demokratik dhe natyrisht edhe qeveria e re duhet të fillojë sa më parë! Njëkohësisht edhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë” – tha Meta.

Pas votimit të qeverisë së re në Parlament me 77 vota pro, kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar do të betohen ditën e nesërme përpara Presidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura