Takimi me Presidentin/ Basha tregon çfarë u bisedua: Meta na njohu me provat tronditëse të …

Nov 19, 2019 | 11:54
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tregoi se çfarë kishte diskutuar së bashku me aleatët opozitarë në takimin prej 90 minutesh te zhvilluar menegjesin e sotem me presidentin Ilir Meta.

basha1

Sipas kryedemokratit, qëllimi i vetëm i Ramës është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe Gjyktës Kushtetuese, nderkohe qe theksoi se “jemi ne kushtet e nje grusti kushtetues”.

“Në takimin me Metën u njohëm me provat tronditëse të ndërhyrjes së Ramës në Reformën Zgjedhore dhe në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi i vetëm i këtij kryeministri është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe Gjyktës Kushtetuese. Aleatët dhe PD e kanë quajtur këtë një grusht kushtetues dhe një provë më shumë që me këtë qeveri reforma në drejtësi është e kapur”, tha Basha, ne nje deklarate dhene per mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura