Takimi me Komisionerin për Zgjerim, Kryemadhi: Shpreha angazhimin për plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut. Kërkojmë hapjen menjëherë të negociatave

Jan 16, 2020 | 19:51
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas takimit me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Me një shënim në facebook, ndërsa poston foto nga takimi, Kryemadhi shprehet se gjatë bisedës shprehu angazhimin për përmbushjen e nëntë kushteve të Bundestagut.

monika

Sipas Kryemadhit, perspektiva Europiane e Shqipërisë është pa e vetmja mundësi për progres ekonomik të vendin, ndërsa shton se LSI kërkon që Hapja e Negociatave të ndodhë menjëherë.

Njoftimi i plotë:

Ishte kënaqësi e veçantë të takoheshim sot së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Opozitës së Bashkuar me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.

Gjatë bisedës së zhvilluar me z. Varhelyi, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreha angazhimin tonë të plotë në përmbushjen e nëntë kushteve të Bundestagut. Hapi i hedhur nga Opozita për Reformën Zgjedhore tregon qartë seriozitetin e saj dhe rëndësinë e padiskutueshme që ka për ardhmërinë e Shqipërisë, Integrimi në Bashkimin Europian. Ne besojmë se perspektiva Europiane e Shqipërisë është pa asnjë dyshim e vetmja mundësi për progres ekonomik dhe zhvillim për vendin dhe qytetarët tanë.

LSI kërkon që Hapja e Negociatave të ndodhë menjëherë për të forcuar kështu besimin tek të gjithë shqiptarët se Integrimi në BE është një proces i pakthyeshëm.

Hapja e Negociatave do të jetë një sinjal shumë shpresëdhënës për të gjithë shqiptarët, duke ndikuar kështu shumë pozitivisht edhe tek problemi më i rëndë, që po kalon sot Shqipëria, shpopullimi i saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura