Takimi me Jozefina Topallin si dizenjatore e Uzinës në ‘88, reagon ish-kryetarja e Kuvendit: Ishim me biografi të keqe s’na lejonin të punonim! Ja e vërteta

Aug 6, 2021 | 10:53
SHPËRNDAJE

Jozefina Topalli-Luan Pogaci-Uzina e Telave Shkoder- DizenjatorjaIsh-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas publikimit të rrëfimit të ish-shefit të Ndërlidhjes në ish-Bllok, Luan Pogaçi, i cili tregonte për një takim me ish-nënkryetaren e PD-së në vitin 1988, kur kjo e fundit sipas tij punonte si dizenjatore në Uzinën e Telave në Shkodër si dizenjatore.

Por Topalli e ka quajtur si të pavërtete rrëfimin e Luan Pogaçit lidhur me takimin në Uzinën e Telave, të cilin e cilëson si ish-Sigurimis që shpif karshi saj.

Në reagimin e saj, Topalli thekson se s’ka punuar kurrë në Uzinën e Telave, pasi ka qene me biografi te keqe. “Këtë shpifje e kam dëgjuar disa here ne parlament nga kundërshtaret e mi. Ne atë kohe mërzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnjë fakt, asnjë prove”, thekson ajo.

Ajo thekson se xhaxhallarët e saj ishin të dënuar me vendim Gjykate me pushkatim për arsye se ishin borgjezë kundër diktaturës.

“Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte  shkrimet e një ish Sigurimsi të kohës se diktaturës, qe me përmendte edhe mua.

Sipas tij me paska takuar ne uzine  e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy përgjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.

Unë nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnjë dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Unë kisha biografinë e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punëtore.  As me tre turne, as ne uzinen e telit.

Kete shpifje e kam dëgjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.

Ne ate kohe mërzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnjë fakt, asnjë prove.

Sot ndjej vetem neveri.  Falenderoj median per fotot e bukura qe kane përdorur”, thekson ish-kryetarja e Kuvendit.

Ndërkohë që në rrëfimin e tij, Pogaçi tregon takimin e parë me Topallin, të cilën e përshkruan si një vajzë të bukur bel hollë dhe të ndrojtur.

Ai thirri disenjatoren e uzinës për ta hedhur atë më mirë në letër që t’ua jepte pastaj për prodhim. Shikoj që hyri si me ndrojtje një vajzë e hollë e sjellshme e veshur me një fustan basme me lule dhe mjaft e bukur. Nuk më shkonte në mëndje atëherë që ajo do të ishte kryetarja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë. Prej aty, nisi dhe procesi i prodhimit të kabllove”, thekson Pogaçi.

 LEXO Rrëfimin e plotë (KETU)

PO ÇFARË TREGONTE LUAN POGAÇI PËR TAKIMIN
NË UZINË ME ISH-KRYETAREN E KUVENDIT?

KAMERAT E SIGURISË PËR HERË TË PARË NË BLLOK

Mbas vdekjes se Enver Hoxhës, shërbimet në Drejtori dhe në Gardë filluan të zbehen.. Kishte pasur raste që në Bllok kishin hyrë persona jashtë vëmendjes së ushtarëve të Shërbimit të Gardës. Çdo ditë raportoheshin shkelje nga më të ndryshmet nga efektivët që kishin përgjegjësinë e ruajtjes së udhëheqësve.

Pikërisht përballë këtyre shqetësimeve, unë propozova për të vendosur në gjithë rajonin e banimit në Bllok një sistem televiziv me qark të mbyllur, duke vendosur kamera në disa pika kryesore.

E argumentova qëllimin me idenë e kontrollit më të mirë të hyrjeve në Bllok, duke dubluar gardistin, për të regjistruar veprimet e ushtarit të shërbimit dhe për të bërë trajnime të tyre, duke treguar konkretisht në fund të ditës si vepronin dhe si duhej të vepronin. Pasi u miratua ideja e këtij projekti, lindi nevoja për të siguruar bazën e nevojshme që ishte jashtë shtetit. Kjo u bë shkak që unë të dilja për herë të parë jashtë Shqipërisë. Pavarësisht se në Drejtorinë tonë daljet jashtë shtetit nuk ishin ngjarje. Tashmë me shumë vështirësi ishte miratuar edhe fondi 35.000 dollarë për projektin.

Erdhi më në fund dita që të nisem bashkë me inxhinier F. Bozgo për në Itali, një kolegu im inxhinier. Ishte vjeshta e vitit 1987. U përgatitëm si të gjithë që dilnin për herë të parë jashtë shtetit. Morëm ushqime me vete, paketa cigaresh dhe nga dy shishe me konjak “Skënderbeu” për dhurata. U nisem për në Romë me një avion rumun “Tarom”.

Kur mbërritëm aty, na priti në aeroport sekretari i parë i Ambasadës. Në ambasadë u takuam me ambasadorin D. Dervishi. I treguam qëllimin e vizitës, e cila ishte sekret dhe i kërkuam të na shoqëronte atasheu tregtar. Sakaq, i thamë të na ndihmonte me një makinë për lëvizje. Nisëm udhëtimin për në Milano dhe Torino pasi kishim marrë informacion se në këto dy qytete ishte e përqendruar industria elektronike.

Në Milano shkuam në dy fabrika që merreshin me prodhim të sistemeve televizive me qark të mbyllur. Mbasi u konsultuam dhe pamë pajisjet, konkluduam se sistemi ishte i vjetër. Prej aty, në Torino te “Elkroni”, pamë si prodhoheshin sisteme më moderne të kohës me kamera “ÇCD”. Rreth tri ditë u konsultuam me inxhinierët ekspertë të fabrikës për ndërtimin e sistemit më efektiv dhe më të lirë. U shprehëm atyre kërkesën tonë që kishte të bënte me komandimin në distancë të kamerave, pasi ato do të instaloheshin larg nga qendra e vëzhgimit dhe komandimit që do të ngrinim në hyrje të Bllokut.

Na sugjeruan disa variante, por qenë të shtrenjta dhe fondi jonë ishte i limituar. Në fund, vendosëm që komandimin në distancë ta bënim me kabllo të shtrira deri te kamerat. Morëm premtimin që brenda tre muajsh çdo gjë do të ishte gati. Në fund, na bënë dhe një demonstrim të këtyre kamerave te Stadiumi i Torinos, ku ishin vendosur pajisjet e tyre. E vërteta është se na pëlqyen shumë. Vendosem që pajisjet t’i porosisnim tek “Elkroni”, pasi sistemi që konsultuam plotësonte kërkesat tona. Në pranverë të vitit 1988 na njoftuan se pajisjet ishin gati. Ndërkaq, fillova të mendoj për kabllot e komandimit sipas distancave ku do të vendoseshin kamerat.

Pas konsultave vendosëm që ato do të prodhoheshin tek Uzina e Telave në Shkodër. Aty qëndrova disa ditë. Fillimisht takova kryeinxhinierin. Bisedova me të për mënyrën e prodhimit, llojin e përcjellësve (bakër), në veçanti për cilësinë e izolimit, pasi kabllot do të shtriheshin në kanalizimet telefonike të Bllokut.

Në zyrën e tij shikuam dhe një herë projektidenë e përgatitur nga unë. Pas kësaj, ai thirri disenjatoren e uzinës për ta hedhur atë më mirë në letër që t’ua jepte pastaj për prodhim. Shikoj që hyri si me ndrojtje një vajzë e hollë e sjellshme e veshur me një fustan basme me lule dhe mjaft e bukur. Nuk më shkonte në mëndje atëherë që ajo do të ishte kryetarja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë.

Prej aty, nisi dhe procesi i prodhimit të kabllove. Për të tërhequr pajisjet e porositura shkuam përsëri në Itali. I kontrolluam një nga një. Çdo gjë ishte sipas standardeve. Në fund kur i tërhoqëm, na ofruan falas për reklamë dy videotelefona, të cilët ishin risi për kohën. Ato i instalova një në hyrje të KQ-së dhe tjetrën në një zyrë. Qendrën e kontrollit me monitorë e vendosem në një ambient të madh në një ndërtesë ekzistuese në hyrje të Bllokut. Shërbimi kryhej nga pesë nënoficerë të zgjedhur që bënin shërbim 24 orë. Qëllimi kryesor për të cilin u vendosen kamerat u realizua, pasi shërbimi për sigurimin e Bllokut u përmirësua në mënyrë të ndjeshme.

Disa kohë më vonë, kur ministër i Brendshëm ishte S. Stefani, shtrimë një kabull edhe në kabinetin e ministrit. Prej aty, ai tashmë i mund të vëzhgonte direkt situatën e ruajtjes së Bllokut. Çdo gjë evidentohej në videokaseta me anën e të cilave bënim dhe trajnimin e efektivëve të shërbimit. Sot, këto mund të quhen gjëra të thjeshta, por duhen pasur parasysh vitet kur u ndërtua sistemi që këto gjera qenë risi për ne. Ky ka qenë i pari sistem i instaluar në Shqipëri.

LEXO PËR ME SHUMË PËR SOZINË QË PËRDORTE ENVER HOXHA

LEXO EDHE

EKSKLUZIVE/ Nga “Tezja” e “Baxhanaku”, te “Lali Hekri”! Ish-shefi i Ndërlidhjes: Ju tregoj pseudonimet e ish-Byrosë! Hekuran Isai shkonte natën i dehur dhe rrihte Kadri Hazbiun në qeli (PJESA 7)

EKSKLUZIVE/ Nga maja e piramidës, para togës së pushkatimit! Ish-shefi i Ndërlidhjes zbulon prapaskenat: Kush ishte ‘mysafiri’ misterioz që fundosi ish-ministrin Kadri Hazbiu (Pjesa e 6)

EKSKLUZIVE- “Pakti i prishur me Ramizin”/ Ish-shefi i Ndërlidhjes në Bllok tregon sekretet: Kadri Hazbiu ra në kurth. Ja pse u rrëzua emri i tij për Kryeministër (PJESA 5)

EKSKLUZIVE/ Zbulohet për herë të parë dokumenti sekret, Enver Hoxha propozoi Kadri Hazbiun për kryeministër, por më pas ndryshoi qëndrim: Mehmeti gënjente shokët, i mbante në fre, kurse….(PJESA 4)

“Nga radioja sekrete te letra e CIA”, ish-shefi i Ndërlidhjes tregon prapaskenat në Bllok pas vdekjes së Mehmet Shehut. Porosia e Hekuran Isait për të gjetur antenën në shtëpinë e kryeministrit (PJESA 3)

‘Ju rrëfej përgjimet në Bllok’- Flet ish-shefi i Ndërlidhjes: Djali i Mehmet Shehut kishte ngritur një laborator sekret! Plani me Vladimirin për të ndërtuar… (pjesa 2)

“Dy rastet e përgjimeve të Mehmet Shehut!”- Rrëfehet ish-shefi i Ndërlidhjes: Si e zbuluam spiunin në Bllok dhe ndërhyrjet në kabinën sekrete! Ju tregoj shakanë e hidhur të Ramiz Alisë (pjesa 1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura