Takimi me Hahn, Rama tregon dy vendet që ndihmuan Shqipërinë për negociatat: Treguan që…

Jul 17, 2018 | 16:19
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn është duke zhvilluar një vizitë sot në Shqipëri ku është takuar më krerët më të lartë të shtetit.

Pas një takimi që pati me presidentin Ilir Meta, ka zhvilluar dhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë takimi me Hahn, Rama tha se  nuk duhet të mbetemi peng të frymës kundër zgjerimit të BE-së. Për kryeministrin Shqipëria arriti që të kapërcente dallgën e madhe të momentin, dhe shtoi se thellimi i reformave varet nga puna e qeverisë.

Rama takimi me Hahn

Pjesë nga deklarata

Rruga drejt BE-së nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të kishim në krah njerëzit në Komisionin Evropian. Ata kanë pasur një përkushtim shumë pozitiv për Shqipërinë. Ky është një element që na lehtëson dhe na motivon që ta bëjmë këtë proces më mirë akoma. Në atë beteje 72-orëshe, Shqipëria ka pasur shumë miq, që kanë qenë të vërtetë dhe të vendosur. Duke filluar nga ministrat e jashtëm të vendeve fqinje, si ai i Italisë dhe Greqisë, kanë luftuar për të drejtën tonë që të na njihet merita njësoj sikur po luftonim ne.

Dua që të shpreh komisionerit dhe ekipit të tij, mirënjohje për çfarë kanë bërë, dhe i them se ne do ja dalim falë dhe mbështetjes së tij. Rezultatet dhe të vettingut po flasin për drejtësinë re Reformës në Drejtësi. Pastrimi  drejtësie është një proces i pakthyeshëm. Pastrimi i shumë figurave që mbanin peng drejtësinë, është një provë e vullnetit dhe drejtësisë të punës së  bërë së bashku me BE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura