Takimi me gratë/ Duma: Më çojnë në mesazh këngë dhe lule! Basha: M’i nis edhe mua ato SMS-të! Zotërinjtë më dërgojnë vetëm grushte dhe zjarr

Jan 18, 2022 | 12:48
SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma deklaroi se gruaja është pjesa më e mirë e politikës duke shtuar se ndoshta është strategjike nga kryedemokrati Basha që e nis me zgjedhje në LDGSH.

Nuk munguan as batutat, ku Duma zbuloi se njëra nga gratë i dërgon në momentet e vështira lule dhe këngë. Ndërkaq, në bisedë ka ndërhyrë Basha i cili i kërkoi Dumës t’i nisi mesazhet  e zonjave, duke u “ankuar” se zotërinjtë i dërgojnë vetëm simbole grushtash, dhe zjarri.

Nuk mund ta lë pa speficikuar vlerat që kemi këtu. Unë e di që prej secilën nga ju që nga një histori, një sakrificë familjare, e kam me pak merak ta bëj këtë prezantimin se cfarë vlerash kemi këtu. Gruaja është pjesa më e mirë e politikës, më fal kryetar ta them pa modesti. Jam mrekulluar, nuk e dija që kishte zonja që jetojnë akoma në Shqipëri. Të gjithë që më kanë shkruar më kanë thënë a do ta zgjerojmë drejt të vërtetës PD-në. Që duhet t’i mbajmë mend të gjitha kontributet është detyrë. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se sa kur gjen njerëz që vullnetarisht në opozitë. Kur e bëjnë gratë që kanë 1001 detyra është sakrificë. Unë mendoj që është edhe pak strategjike nga kryetari i partisë që e nis me zgjedhje të LDGSH”, tha Duma.

Batutat

Duma: Të ndaloj pak te secila nga zonjat. Fato në ditët e vështira nuk më shkruan në inbox. Më con këngë ose lule. Sa herë ndodh një gjë e vështirë, më dërgon ose një këngë të vështirë ose lule.

Basha: Grida mi nis edhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më dërgojnë grushta, flakë, zjarr. Më mirë me lule dhe me këngë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura