Takimi me Bashën, Rama i përgjigjet ambasadorit Lu: Ta them cop, nuk e kemi ne lepurin

Jul 16, 2016 | 1:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje ftesës së ambasadorit amerikan Donald Lu që bëri për takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, për të gjetur një zgjidhje për miratimin me konsensues të reformës në drejtësi.

Ambasadori Lu kërkoi që të gjendet një zgjidhje në atë takim, ose të dy liderët e partive politike të mbyllen përjetë në sallën e atij takimi. Por kryeministri Edi Rama tha se ftesa për takim është bërë dhe lideri i opozitës ka vënë në tryezë një propozim që SHBA nuk e pranon. Shefi i qeverisë foli për një lepur në barkun e opozitës që sipas tij është frika nga reforma në drejtësi, që po e pengon opozitën të pranojë konsensues.

DIPLOMOHEN STUDENTET E UNYT - Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate ceremonise se diplomimit te studenteve te Universitetit te New York Tirana./r/n/r/nGRADUATION OF UNYT STUDENTS - Prime Minister Edi Rama and US Ambassador in Tirana, Donald Lu, during the graduation ceremony for students of the University of New York Tirana.

“Sot jemi në këtë udhëkryq, ne besojmë se pa përfshirjen e ndërkombëtarëve në procesin e skanimit nuk ja dalim dot, opozita kërkon një relativizim të kësaj përfshirje që e bën të pamundur instrumentin e kontrollit, ka bërë një propozim që është refuzuar jo vetëm nga ne por edhe nga SHBA. I keni dëgjuar argumentat, sovraniteti, atdheu, aftësia jonë për ta bërë këtë punë vet dhe të gjitha llojet e fjalimeve propagandistike kur sic thotë ajo fjala e mencur, “patriotizmi bëhet strehë”, s’po e them sic e thotë tamam, por po themi për njerëzit që se kanë ndershmërisht.

Tani, pasi ne kemi pranuar gjithcka, jemi para një situate absurde. I kam bërë opozitës një propozim shumë serioz, shumë sinqerisht ne nuk kemi një formulë që e qetëson lepurin e frikës në barkun e opozitës dhe na jep ne miratimin e reformës për SHBA. Opozitës i kam thënë që mendohu se ndoshta e gjen, ne jemi gati por s’dimë si ta pajtojmë këtë gjë dhe për ta thënë cop nuk e kemi ne lepurin dhe mbase s’e kuptojmë ça lloj tensionesh të brendshme shkakton ai lepur nga dridhjet, por mbase edhe nga përgjegjësia e madhe që ka mbi supe edhe opozita mbase gjendet një zgjidhje.

Dëgjova ambasadorin amerikan që doli dhe unë e mirëkuptoj plotësisht se në këtë qerthull ka një moment absurd dhe absurdi të lodh. Tha të takohen. Unë ndërkohë po sot thashë jo vetëm ditën por edhe natën, në cdo orë, mjafton që të kenë një propozim, që të jetë i pranueshëm se para se të flisja sot, nga Hollanda erdhi mesazhi i opozitës që propozimin e ke në tavolinë. Unë e marr, por sic e dëgjuat nga ambasadori nuk pranohet nga SHBA, çfarë në duhet? Çfarë do bëjmë me atë propozim? Tani ju jeni studentë… lepuri është në tension maksimal dhe kur frika flet, s’ka arsye. Por nga ana tjetër kjo është një reformë që vendos për shumëcka lidhur me ju me gjithë bashkëmoshatarët tuaj dhe me familjet e zakonshme të këtij vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura