Takimi me artistët, Halim Kosova: Lajm shumë i hidhur që Met Bega ka ndërruar jetë

Apr 21, 2015 | 17:52
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, zhvilloi një takim me aktorët pasditen e së martës. Në një fjalim të shkurtër të mbajtur pas këtij takimi, Kosova i shprehu ngushëllime familjes Bega për vdekjen e humoristit të njohur. “Një lajm shumë i hidhur që Met Bega ka ndërruar jetë. I shpreh ngushëllime familjes. Ka dhunë shumë për qyetetin, për estradën. Ngushëlloj shumë artistët që kanë humbur një koleg, një shok. Koincidori një ngjarje e hidhur. Le ta përkthejmë këtë në një mobilizim për të ardhmen”,-deklaroi Halim Kosova.

Halim Kosova

Ndërkohë, në fjalën e saj, aktorja dhe pedagogia e Akademisë së Arteve, Ema Andrea, vlerësoi takimin me kandidatin e PD-së për Tiranën, Halim Kosova, duke thënë se u fol vetëm për artin dhe mundësitë e investimeve në këtë fushë. “Sot ishte një nga ato takime të sinqerta, pa premtime boshe. Folëm për artin. Problemet e artit sot janë ato të centralizimit. Folëm për artin në periferi, për atë në qendër. Folëm për artin autonom. Arti sot zhvillohet në pak institucione, në institucione të mbyllura. Folëm për krijimin e lehtësira në krijimtari. Më vjen mirë që folëm”,-deklaroi Ema Andrea. 

Aktorja Ema Andrea

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura