Takimi me Aldo Baren në burg, reagon Gjonaj: Vizitë brenda normales, Noka figura më e diskredituar

Mar 13, 2018 | 19:54
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një vizitë në burgun e Peqinit, gjatë të cilit inspektoi dhe ambientet e brendshme, ku vizitoi dhe disa të burgosur.

Mes të burgosurve që vizitoi ishin dhe Aldo Bare dhe Enver Dondollaku.

Por pas kësaj vizite deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka hodhi akuza dhe tha se kjo vizitë mund të jetë bërë që Edi Rama të shantazhoj dikë.

gjonaj komision

Por në një reagim në Facebook, Gjonaj i është përgjigjur Nokës dhe thotë se  vizita brenda burgut është zhvilluar brenda normalitetit.

“Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirë edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik”, shkruan ndër të tjera Gjonaj.

Postimi i plotë

Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.

Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë. Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirē edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura