‘Takimi i veçantë në shtator’/ Mediat serbe jehonë deklaratave të Vuçiç: Na thoni, keni humbur Kosovën, por nuk do të jetë siç thoni ju

Aug 26, 2018 | 12:48
SHPËRNDAJE

Mediat serbe kanë publikuar fjalen e Presidentit te vendit te tyre nje dite me pare ne nje konference në Forumin Evropian në Austri, ku ndodhej edhe Presidenti kosovar Hashim Thaci.

1592867_screenshot-9_ff

“Nuk do të jetë e lehtë … e thjeshtë, ne të gjithë i dimë se cilat janë dallimet midis nesh. Ajo do të kërkojë kohë, ju e dini sa të mëdha janë dallimet mes nesh. Pesimizmi im bazohet në një situatë realiste dhe nëse mund ta ndryshojmë këtë, do të ishte mirë dhe unë do të punoj shumë për të. Ne duam paqen, duam të ardhmen dhe çdo marrëveshje do të jetë e vështirë, por nuk do të jetë poshtëruese për Serbinë”, u shpreh Vucic, raporton “Kurir”.

“Të gjithë ju erdhët për të gjetur zgjidhje dhe na keni vendosur para një zgjidhje! Ju na thoni, keni humbur Kosovën, por nuk do të jetë siç thoni ju! Dhe çfarë do të bëjmë tani?”, u shpreh nder te tjera Vucic.

Sakaq, “Blic”-i serb raporton se Kisha Ortodokse Serbe (SPC) po konsideron mbajtjen e një takimi të veçantë të Asamblesë së Shenjtë të Peshkopëve me Kosovën dhe Metohinë si temë kryesore.

“Siç mëson Tanjug nga burime të mirë informuara të kishës, takimi i veçantë është një mundësi edhe pse qëndrimi i Kishës “në këtë çështje mbetet i qartë dhe i pandryshuar”.

20739959435b818e42cdee3757724872_v4big

Pozita e Kishës, e shpallur pas takimit të majit, është se Serbia nuk duhet të humbasë Kosovën.

Sinodi i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe mund të marrë vendimin për takimin e veçantë në mbledhjen e rregullt më 30 Gusht. Nëse Arbishkopët pajtohen, takimi me siguri do të ndodhë pasi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, do të vizitojë Kosovën dhe Metohinë në fillimi të shtatorit dhe pas takimeve të tij të mëvonshme me udhëheqësit botërorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura