Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel/ Lajçak: S’ka marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë, është shënuar progres në fusha të tjera

May 13, 2022 | 19:23
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia.

petko

Lajçak tha se megjithatë është shënuar progres në çështje të tjera, përfshirë energjinë.

“Sapo përfunduam takimin e sotshëm të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, asnjë marrëveshje nuk është arritur për targat, megjithatë është shënuar progres në fusha të tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak.

Afati i marrëveshjes së përkohshme të targave ka përfunduar më 21 prill. Edhe pas kësaj date, makinat kanë vazhduar të vendosin letrat ngjitëse bazuar në marrëveshjen e përkohshme e cila u arrit në tetor mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkovic në Bruksel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura