Takimi i Kretës/ Idrizi apel të fortë Bushatit: Mos u kthe si Dhimitri i axhendës së Kotzias

Nov 9, 2017 | 14:30
SHPËRNDAJE

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet teksa vlereson takimin e Kretes si nje mundësi të veçantë për trajtimin tërësor të tërësisë së çështjeve mes dy vendeve duke shpalosur mbi tavolinë të gjitha çështjet e pazgjidhura, i drejtohet me nje apel te forte ministrit tone te jashtem, Ditmir Bushati.

IDRIZI-DHE-BUSHATi

“Z. Bushati ka detyrimin moral, politik dhe kombëtar të jetë ministri që çështjen çame ta kanalizojë në rrugën e zgjidhjes për t’u kthyer nga Kreta si Ditmiri i politikës sonë të jashtme dhe jo si Dhimitri i axhendës së ministrit Kotzias”- thuhet ne deklaraten e PDIU.

Deklarata e PDIU

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vlerëson se takimi i Kretës mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë përbën një mundësi të veçantë për trajtimin tërësor të tërësisë së çështjeve mes dy vendeve duke shpalosur mbi tavolinë të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Në këtë kuptim, PDIU i bën thirrje ministrit të Jashtëm të trajtojë të tre shportat e përcaktuara në dosjen diplomatike mes dy vendeve, përfshi, veçanërisht vendosjen e roadmapit për zgjidhjen e çështjeve më pak të trajtuara deri më sot si çështja çame dhe ligji i luftës.

I kujtojmë z. Bushati rezolutën për çështjen çame të Kuvendit të Shqipërisë, të miratuar në vitin 2004, si një dokument detyrues për politikën e jashtme. Me çështjen e shqiptarëve të Çamërisë nuk mund të bëhet asnje koncendion, sepse dinjteti dhe reciprociteti janë detyrim për politikën tonë të jashtme.

Z. Bushati ka detyrimin moral, politik dhe kombëtar të jetë ministri që çështjen çame ta kanalizojë në rrugën e zgjidhjes për t’u kthyer nga Kreta si Ditmiri i politikës sonë të jashtme dhe jo si Dhimitri i axhendës së ministrit Kotzias.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura