Takimi i Bashës me Kryemadhin jep rezultatin e parë. Ku u bashkuan votat PD-LSI

Sep 30, 2017 | 12:30
SHPËRNDAJE

Takimi i kryedmeokratit Basha me kryetaren e LSI-se, fiksuar nga fotografet dhe kamerat gjate senaces se Kuvendit, duket se ka prodhuar ‘rezultatin’ e pare te nje bashkepunimi mes opozites.

basha kryemadhi

Ka ndodhur dje, ne këshillin bashkiak të Përrenjasit, ku këshilltarët socialistë kanë injoruar një projekt për 150 kazanë plehrash, por anëtarët e PD-së kanë bashkuar votat me LSI-në duke rrëzuar socialistët.

Arsyeja e mbledhjes së këshillit ishte për të marrë në shqyrtim dhe miratuar një projekt të zyrës urbanistike, i cili ka marrë mbështetjen e kryetares së bashkisë, Miranda Rira. Por në këshill kanë plasur debatet të cilat kanë vazhduar për katër orë.

Burime nga bashkia Përrenjas bëjnë me dije se prej 3 muajsh, anëtarët e PS-së, të cilët janë pjesë e këshillit bashkiak, e kanë kundërshëtuar këtë projekt i cili është vetëm në të mirë të banorëve të Prrenjasit dhe zonave përrreth, shkruan infoelbasani.

Por më në fund këshilli bashkiak e ka miratuar projektin pasi anëtarët e PD-së kanë bashkuar votat me LSI-në duke rrëzuar socialistët.

Firma e ka mbaruar kontratën e pastrimit dhe projekti i ri ka si qëllim kontraktimin e një firme tjetër për një periudhë 5 vjeçare.

Për të pasur një mjedis akoma më të pastër, rreth 150 kazanë të rinj plehrash do të shpërndahen në të gjithë territorin e bashkisë së Përrenjasit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura