Takimi i ambasadores Kim me ministrin e Brendshëm, ja ç’thotë ambasada amerikane

Jan 29, 2020 | 14:12
SHPËRNDAJE

Pas takimit te ambasadores se re te SHBA-se ne vendin tone me ministrin e Brendshem, Sander Lleshaj, reagon ambasada amerikane.

Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, ambasada shkruan se gjate takimit ambasadorja Kim rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

yuri + lleshaj

Postimi i ambasades 

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Ministrin e Brendshëm Sander Lleshaj.

Gjatë takimit, Ambasadorja Kim rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mesazhi i Lleshajt

Me heret vete ministri Lleshaj shkruajt ne Twitter per takimin.

“Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi”- shkruajti ai.

Sipas Lleshaj, SHBA vijojnë të jenë partneri ynë i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tonë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura