Takimi dhe porositë e FMN, Ministria e Financave jep detaje: Ja çfarë u diskutua

| 12:11
SHPËRNDAJE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë zbardh detaje nga permbyllja e javes se diskutimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar mbi Artikullin IV, të cilat u lanë të hapura në Nëntor 2019 për shkak të tërmetit, që goditi Shqipërinë.denaj w2MF ben me dije se megjithëse diskutimet e kësaj here u zhvilluan nëpërmjet komunikimit online, ato ishin mjaft efektive dhe të dobishme.

Së pari, diskutimet u fokusuan në zhvillimet makroekonomike e fiskale dhe perspektivën e tyre gjatë 2020 dhe në afatin e mesëm, duke faktorizuar tashmë edhe efektet e tërmetit si dhe ato të pandemisë globale të COVID-19.

Sipas ministrise, mbi parashikimin për rritjen ekonomike të këtij viti, FMN sqaroi pikëpamjen e saj, se ndërkohë që efekti neto i tërmetit në rritjen ekonomike të vitit 2020 pritet të jetë vetëm lehtësisht negativ sipas skenarit bazë të MFE, ai i virusit COVID-19 mund të jetë më i theksuar.

MFE dhe FMN ndanë të njëtin mendim sa i takon paqartësisë ende të lartë të efektit final, që do ketë COVID-19 si në ekonominë globale, ashtu edhe në atë të Shqipërisë.

Nga ana e vet FMN mirëpriti si një zhvillim mjaft pozitiv për kredibilitetin e financave publike faktin që, megjithë goditjen që shkaktoi tërmeti gjatë 2019 në financat publike, Ministria e Financave dhe Ekonomisë: respektoi plotësisht nivelin e deficitit buxhetor të targetuar, prej fillimit në nivelin 1.9%,
mundësoi uljen e borxhit publik me rreth 3.5 pikë përqindje vetëm në harkun kohor të të një viti (sipas përkufizimit të FMN, i cili përfshin të gjitha detyrimet e qeverisë qëndrore dhe asaj vendore).

Gjithashtu, FMN vlerësoi uljen përtej objektivit fillestar të stokut të detyrimeve të rimbursimeve të TVSH (reduktim me rreth 33% vetëm gjatë vitit 2019) dhe rekomandoi Ministrinê e Financave dhe Ekonomisë, që të vijojë me reduktimin total të tyre.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Denaj konfirmoi përsëri për misionin e FMN-së, fokusin prioritar që ka MFE dhe qeveria në vijimin e konsolidimit fiskal, si një premisë fondamentale për të siguruar një rritje të lartë e të qëndrueshme në vijimësi.

Denaj u ndal në përpjeket e Qeverisë për të siguruar rimëkëmbjen e zonave të prekura nga tërmeti përmes fondeve të akorduara nga buxheti i shtetit për vitin 2020 dhe fondeve të angazhuara në mbështetje të Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve. Ndër të tjera ajo mirëpriti vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për masat e marra nga MFE në vijim të pasojave të tërmetit.

Sipas ministres menaxhimi i fondeve do të shoqërohet me transparencë dhe monitorim të vazhduar të strukturave qendrore, me përfshirjen e donatorëve, duke siguruar zbatim efektiv të procesit të rindertimit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhduar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, si një institucion partner i rëndësishëm dhe afatgjatë i Shqipërisë.
Programi i Rindërtimit dhe përballimi i nevojave për luftën kundër COVID-19 dhe ecuria e reformave, shoqëruar me masa pë ruajtjen e disiplinës fiskale, do të jenë në krye të axhendës së Qeverisë gjatë vitit 2020.

“Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbeten në gatishmëri për mbrojtjen e qytetarëve në këto ditë të menaxhimit të përbashkët të situatës. Shendeti i pari!
🔴 FRIKE ASPAK, KUJDES PO!”- thekson MF.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.