Deklarata e plotë e opozitës/ “Të ikë Rama, duhet qeveri anti-mafia”

Oct 18, 2017 | 18:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Tryeza e opozites i kerkon largimin kryeministrit Edi Rama pas daljes se pergjimeve ne te cilat permendet edhe ish ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri.

Ne deklaraten ne perfundim te mbledhjes se partive opozitare u kerkua krijimi i nje qeverie anti mafia.

DEKLARATA

Kriminalizimi i zgjedhjeve të 25 qershorit përmes parave të drogës dhe përfshirjes së kriminelëve dhe bandave është provuar tërësisht me faktet tronditëse të ditëve të fundit, të cilat janë asgjesuese dhe pa asnjë ekuivok.

Demokracia në Shqipëri ndodhet në një moment kritik dhe në një udhëkryq tepër të rrezikshëm pasi qeveria është bërë frymëzuese dhe mbështetëse kryesore e trafiqeve dhe veprimtarisë kriminale duke tronditur nga themelet sigurinë individuale të çdo qytetari dhe të shtetit në tërësi.

Ky moment shumë i vështirë që po kalon vendi dhe qytetarët shqiptarë na imponon:

Krijimin e një Fronti të Bashkuar Opozitar kundër Krimit me të gjithë partitë politike, që kanë këtë vetëdije për rrezikun madhor që po kalon vendi.

Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit e narkotrafiqeve me kupolën e lartë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i narkoshtetit, interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama.

Ky Front kërkon:

Largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse, si përfaqësuesi i interesave të korrupsionit dhe oligarkisë, si ideatori dhe realizuesi i blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve.

Krijimin e një qeverie të antimafias dhe reformës zgjedhore me mandat të përcaktuar që të cojë vendin drejt zgjedhjeve për të rivendosur legjitimitetin.

Fronti shprehet i vendosur që së bashku me qytetarët do ta realizojë me të gjithë mjetet demokratike këtë kërkesë.

Ky Front i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent dhe të kryejë me shpejtësi, në përputhje me dispozitat kushtetuese e ligjore, hetimin për ish-Ministrin Sajmir Tahiri dhe në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane dhe te tjere, të kryejë të gjithë veprimet e nevojshme për të vënë para drejtësisë të gjithë individët e implikuar në trafikun e drogës dhe të armëve, të zbuluar së fundmi.

Të hetojë edhe lidhjet e ministrave të tjerë të kesaj qeverie me trafiqet dhe implikimin e tyre në bashkëpunimin kriminal për blerjen e votës në 25 qershor 2017.

Ky Front i bën thirrje cdo organizimi qytetar, apo të shoqerisë civile si dhe cdo qytetari të ndershëm të bëhet pjesë e kësaj beteje historike me krimin për të mbrojtur sistemin tonë demokratik, sigurine kombetare dhe të ardhmen e fëmijve tanë.

Fronti do të mbeshtese me vendosmeri:

Zbatimin e Reformës në Drejtësi për të siguruar DEKRIMINALIZIMIN E POLITIKES ndëshkimin e drejtuesve të lartë të shtetit të implikuar në afera korruptive, pasuruar në mënyrë të paligjshme, të lidhur me krimin e narkotrafiqet si dhe Realizimin e një Reforme Zgjedhore gjithpërfshirëse që garanton shpërbërjen e lidhjeve të krimit me politikën, eleminimin e përdorimit të parave të korrupsionit, krimit e narkotrafiqeve për blerjen e votës, me objektivin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Deklarata e Kryemadhit dhe Bashës pas takimit:

Basha: Nga tryeza kemi dalë me një vendim të përbashkët dhe qëndrim të përbashkët që sapo është shpërndarë. Është marrë vendimi për krijimi i një fronti opozitar kundër krimit.

Pjesë e këtij fronti janë bërë të gjitha partitë që ishin në tryezë dhe ftesa qëndron për cdo parti dhe faktor shoqëror, intelektualë, botë akademike, përfaqësues të medias, sepse Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë.

Si ndihet dikush që ka denoncuar për 4 vite lidhjet e Ramës me krimit kur këto faktohen? Këtë pyetje nuk ia bëj vetes sime për dhjetëra policëve të ndershëm të policisë, gazetarëve kurajozë, përfaqësuesve të tjerë të ndershëm që në krah të PD-së dhe opozitës kanë bërë betejën kryesore luftën për shembjen e kupolës politike mafioze të drejtuar nga Rama.

Sot shqiptarët kanë provat kryesore të kësaj marrëdhënieje së përfituesit e qindra miliona eurove të drogës janë përfituar nga Rama dhe përdorur për tjetërsimin e zgjedhjeve.

Pyetja është se çfarë do të bëjmë më tej a mund të vazhdohet më kështu?

A mund ti besohet kësaj kupole mafioze kriminale në pushtet jeta dhe siguria?

A mund të ketë besim se është ky kryeministër që do respektojë reformën në drejtësi?

A mund të ketë zgjedhje të ndershme për këtë mazhorancë?

Përgjigja për çdo shqiptar është kjo: kjo është koha që të marrim bashkë me shqiptarët vendime të mëdha jo për fatin e PD-së apo partive të tjera po për fatin e çdo shqiptari.

Fronti i bashkuar opozitar kërkon largimin e nga kryeministër i Edi Ramës si përfituesi i drejtpërdrejtë i lidhjeve mafioze me narkotrafikantët dhe trafikantët e armëve.

Fronti kërkon një qeveri antimafia dhe reformë zgjedhje për ti kthyer legjitimitetin qeverisjes

Kryemadhi: Tryeza është një sinjal shumë i mirë për këdo, për të gjithë ata që duan vendin e tyre, sepse ky front do nisë angazhimin për të nisur një aksion politik, një luftë kundër narko-shtetit i cili përfaqësohet nga Rama. Ajo është është shumë e rëndësishme është se të gjitha partitë politike në tryezë ishin të shqetësuara për situatën politike në vend. Kjo është një kambanë shumë e madhe për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Kjo ishte tryeza e parë, do ketë edhe të tjera. Sa i takon protestave, këtë nuk e bëjnë partitë politike, por protestat vijnë nga populli dhe populli duhet të besojë tek ata që drejtojnë. ky front kundër krimit do jetë më inspiruesi që do kenë shqiptarët. Klasa politike t;i japë fund tranzicionit politik, është i vetmi vend ish-komunist që po kalon ende në tranzicion.

Opozitarët mblidhen bashkë, ç’do vendoset sot në tryezë (emrat)

Pas takimit të mbrëmshëm kokë më kokë në selinë blu, mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi ka nisur tryeza e opozitës. Takimi mbahet pa pranine e medias dhe ne qender te tij jane zhvillimet me te fundit dhe pergjimet e dosjes Habilaj qe implikojne ish-ministrin e Brendshem, Tahiri.

9ed809f1-75f0-4cd6-b81a-1367842e609e

BW raporton se pjesë e kësaj tryeze janë bërë aleatët e PD-së, si dhe LSI-ja. Në tryezën e iniciuar nga PD-LSI, janë të pranishëm përveç Bashës dhe Kryemadhit, edhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, i LZHK-së Dashamir Shehu, i PAA-së, Agron Duka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PDK-së Nard Ndoka.

basha kryemadhi dule

Mes krerëve të partive, spikat edhe prezenca e kryetarit të Zgjidhja, Koço Kokëdhima.

Njoftimi për tryezën e sotme u dha dje,  pas takimit që Kryemadhi dhe Vasili mbajten me kryedemokratin Basha ne zyren e tij, fill pas skandalit te pergjimeve nga Italia te habiljave, qe implikonin ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahiri.

Takimi mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryedemokratit Lulzim Basha në selinë e PD-së zgjati rreth 40 minuta dhe pas tij nuk pati ndonje deklarate.

Para takimit, kreret e dy partive opozitare dolen ne media dhe denoncuan lidhjet e qeverisë me krimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura