Takimet me Ramën gjatë tubimeve të opozitës, flet Arta Marku: Protestat degjeneruan në dhunë, situata ishte emergjente, vendi…

Nov 13, 2019 | 10:20
SHPËRNDAJE

arta marku intervista

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në prezantimin e punës së saj sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa kërkon një mandat tjetër në këtë detyrë, u pyet edhe për një takim të përfolur mes saj dhe kryeministrit Edi Rama në kohën kur opozita protestonte dhe disa prej tyre degjeneruan edhe në dhunë.

Kryeprokurorja u shpreh se me shefin e qeverisë ka pasur disa takime, por në kohë që opozita protestonte me Ramën është takuar për situatën emergjente që ajo tha ku ndodhej vendi.

“Takim me kryeministrin nuk kam bërë vetëm një, por disa. Kryeministri drejton disa komisione ku unë jam pjesë.

Është e vërtetë, s’ka pasur një takim. Por ju i referoheshit një takimi të fundit që është bërë kur opozita ishte në protesta dhe pati shumë probleme, disa degjeneruan në dhunë
dhe kjo ka qenë aryseja jo vetëm me mua por edhe me drejtorin e SHISH, ministrin e Brendshëm, drejtuesit që ishin aktorë që trajtonin cështjet që lindnin nga dhuna e ushtruar në këto protesta prandaj nuk ka qenë takim raportues se s’ka një marrëdhenie të tillë mes ekzekutivit dhe prokurorisë ka qenë një takim pune për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi dhe ne të gjithë e kemi parë e ndjekur nga afër”, tha Marku.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura