Takime me liderët politikë/ Vjen sot në Tiranë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar (Axhenda)

Dec 9, 2021 | 8:12
SHPËRNDAJE

Sot mbërrin në Tiranë, i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në kuadër të një vizite zyrtare.

gabriel-escobar

Sipas ambasadës së SHBA-së, qëllimi i kësaj vizite është për të shprehur mbështetjen e amerikanëve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Escobar do të zhvillojë takime me liderët politikë në vendin tonë duke filluar nga Edi Rama, liderin e opozitës Lulzim Bashën si dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Takimin e parë Escobar do ta zhvillojë me kryetarin e PD Lulzim Basha në orën 11:00. Pasdite, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Basha që ka sjellë një krizë në PD.

 Postimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura