Përgjimet e reja për Tahirin: “Menaxhimi i çuditshëm i Audi-t nga Habilajt”

Dec 15, 2017 | 11:07
SHPËRNDAJE

Ne dosjen prej 900 faqesh të Prokurorisë së Katanias, për grupin “Habilaj”, veç përgjimeve ku përmendet emri i ish-ministrit Saimir Tahiri, edhe prokurori ka bërë një sqarim në lidhje me makinën që Tahiri u kishte lënë në përdorim.

tahiri per parl

Ai e konsideron si një menaxhim të çuditshëm, përdorimin e makinës “Audi A8”, që rezulton në emër të Tahirit, nga disa persona, që i konsideron kriminelë të rrezikshëm shqiptarë. Në këtë dokument flitet për mënyrën se si ministri Saimir Tahiri u kishte lënë në përdorim makinën vëllezërve Habilaj.

Emisioni Opinion, publikoi përgjimin e zbardhur, ku Moisi Habilaj dëgjohet të përmendë emrin e Saimirit dhe blerjen e dy byzylykëve, një për nënën dhe një për gruan e tij me vlerë 9 mijë euro. Nder te tjera flitet për mënyrën se si Ministri Saimir Tahiri u kishte lënë në përdorim makinën vëllezërve Habilaj.

“Në këtë rast, reparti si më sipër në bazë të kërkesës së Grupit të Njësisë ka dërguar kopje të pasaportave të Habilaj dhe Çelaj si dhe të lejes së qarkullimit të automjetit me targë AA003EY që nga dokumentat rezultonte AUDI A8 me targë AA003GB regjistruar në emër të “Saimir Bashkim Tahiri”, rezident në Tiranë në Muhamet Gjollesha.
Nga kërkimi me anë të burimeve të hapura vërtetohej se Saimir Bashkim TAHIRI ishe (dhe është akoma aktualisht) ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe menaxhimi “i çuditshëm” i makinës Ausi AA003GB nga ana e HABILAJ, familiarë të tij, e kishte përfshirë në një skandal që e kishte akuzuar për përplasje mes tyre, të çmuar se janë kriminelë të rrezikshëm shqiptarë.
Për të treguar me siguri se makina e përmendur A8 bashkë me dokumentacionin përkatës që vërtetonin përkatësinë e një ministri të shtetit shqiptar, ishte dhënë në përdorim të Habilajve” – thuhet në dosjen e prokurorisë italiane të Katanias.

PERGJIMET

Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që i bllokoi pasaportën Saimir Tahirit, pjesë e argumenteve janë edhe disa përgjime të reja, që janë paraqitur si provë nga Prokuroria. Në përgjimet e realizuara nga drejtësia italiane dhe që janë në dosjen prej 1800 faqesh, janë nënvizuar rastet kur përmendet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas materialit që është bërë publik nga organi i akuzës, personat e përgjuar e kanë përmendur sërish Saimir Tahirin duke thënë se ai nuk do para, por gjerdanë dhe diamante dhe, sipas tyre, Moisi Habilaj ka shpenzuar 15 mijë euro për një gjerdan që e ka blerë për bashkëshorten e Tahirit.

Në përgjime, personat e arrestuar në Itali flasin edhe për makinën “Audi A8” dhe mënyrën sesi u ble makina e Tahirit nga Artan Habilaj, që në fakt përdorej nga Moisi Habilaj, e cila sipas të përgjuarve është dhënë me mirëbesim me aq sa ka dashur Tahiri. Prokuroria ka shkëputur një bisedë të përgjuar mes Eneo Sulajt dhe një personi të paidentifikuar.

Lexoni më poshtë përgjimin e plotë:

dokumenti-1-1

ddfdfdfdfdfdf-1024x383

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura