LAZARATI/ Tahiri: SHISH nuk na dha informacion, ata që qëlluan mbi policinë merrnin pjesë në mitingjet e një partie

Jul 7, 2015 | 19:00
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se SHISH nuk dha asnjë informacion për Lazaratin përpara se policia të ndërhynte dy javë më parë.

Ministri Tahiri sot ne Komision

Në një raportim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare lidhur me Lazaratin, ai u shpreh se “ajo që ndodhi ishte fatkeqësi e rëndë për të gjithë. Gjeti përgjigjen e duhur me arrestimin. Nuk kishim informacion për pabesinë as nga SHISH. Sfida e luftës kundër kriminalitetit nuk është e mbyllur kurrë për ne dhe çdo vend të globin”. 

Sipas tij “Nëse Lazarati dje ishte zonë ku nuk futej policia, sot nuk është kështu. Policia sot lufton me të gjithë ata që shkelin ligjin në kurriz të qytetarëve të ndershëm të vendit. Do kërkoja mbështetjen e komisionit të sigurisë për ta bërë këtë një përpjekje të përbashkët. Ndonëse qeveritë e kaluara nuk kanë bërë atë që duhet të bënin me Lazaratin kjo nuk na pengon ta shohim këtej e tutje si një betejë e përbashkët. Edhe opozita mund të ndihet që ka kontributin e vet”.

“Shumë njerëz janë të dyshuar, kanë qenë në kërkim. Nuk është në përgjegjësinë time që të bëj sqarime që janë fare elementare. Ju bëj me dije se policia ka pasur informacion, janë organizuar shërbimet policore për kapjen e personave në kërkim. Për një vit janë kapur 37 persona që kane qenë në kërkim. Janë edhe disa të tjerë në kërkim për ngjarjet në lazarat. Policia ka pasur informacion që disa persona të shpallur në kërkim merrnin pjesë në takimet elektorale të një partie konkurruese në zgjedhje. Këta njerëz përpara se të vija unë konsideroheshin si të preferuar të pushtetit”, theksoi ministri Tahiri.

Debati

Tahiri: nuk dua të merrem me të, keni qenë ministër i brendshëm dhe nuk di si ju zinte karrigia kur ju kalonte nën hundë një karvan i tërë me lëndë narkotike që mbillej dhe trafikohej në çdo vend të botës, nëse karrigia të mban, ajo dje nuk di si të mbante, kërkoni falje se nuk keni bërë punën si ministër që ju jepnin rrogën.

Noka: merru me sqarimin; kur është bërë Shqipëria tmerri i Evropës në kohën time, apo taten, ma sqaro…

Braho: Ruaj qetësinë.

Tahiri: S’kam ndërmend të bëjë debat, nuk shpenzoj kohën e deputetëve duke ju mbushur mendjen për gjera që as i kuptoni, juve mbi të gjitha ju bëra një nder njerëzor unë dhe kjo qeveri, ju shpëtoi nga droga në rrugët e Tiranës dhe botës dhe nder politik se tani shkoni në atë fshat për të bërë politik pa premtime për t’i lejuar që të mbillni drogë, heshtni këtu, kërkoni falje për shkak të paaftësisë, për të mos thënë gjëra të tjera, në atë zonë dhe në gjithë vendin rendi nuk vendoset njëherë e përgjithmonë si në gjithë botën, kur se keni mësuar kur keni qenë ministër

Noka: jeni gënjeshtar, vete ke thënë.

Tahiri: Ka ngjarje kriminale që ndodhin gjithkund, policia duhet ti vërë para drejtësisë, këtë kemi bërë. Nëse vendi ka qenë më mirë kur shefi i vërtetë yti ka qenë kryeministër dhe Lazarati ishte hambar i paimagjinueshëm droge e parash kriminaliteti, nuk  besoj, vendi është më mirë sot.

Noka: Nuk më intereson ca beson ti, bëra një pyetje, kthe përgjigje, në fund bëj komente.

Brokaj: Noka, je deputet i vjetër dhe e di shumë mirë që kur shkel rregulloren ka dhe masa komisioni, mos më detyro. lerë të flasë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura