Tahiri: Serbia po shkel marrëveshjen për telekomin

May 28, 2016 | 11:54
SHPËRNDAJE

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka ripërsëritur se Serbia po e shkelë marrëveshjen për telekomin, meqë Kosova, para disa muajsh është dashur ta merr kodin telefonik nga Organizata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU).

tahiri

“Duke marr parasysh që çështja e telekomit është mbi pesë vjet në tryezën e bisedimeve, tregon qartë mosgatishmërinë e Serbisë për marrëveshjen e telekomit dhe si duket vetëm një ndërhyrje e fuqishme e BE-së mund të bëjë që kjo marrëveshje të zbatohet”, tha Edita Tahiri, ka njoftuar qeveria e Kosovës, raporton rel.

Ministrja Tahiri ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të rrisë përpjekjet për ta zhbllokuar çështjen, në mënyrë që Kosova sa më parë ta marr kodin nga ITU-ja.

Mëtutje, sipas njoftimit, Edita Tahiri ka theksuar se Kosova me kohë i ka përmbushur të gjitha obligimet zbatuese të marrëveshjes për kodin telefonik.

Dialogu teknik për çështjen e telekomit pritet të vazhdojë javën e ardhshme në Bruksel.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur prej më shumë se 5 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe janë arritur një numër marrëveshjesh, një pjesë e së cilave ende nuk është zbatuar.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që të dyja palët t’i përmbushin plotësisht këto marrëveshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura