Tahiri raporton te Siguria: Policia s’ka e s’mund të ketë pajisje përgjimi

May 18, 2016 | 17:28
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar gjatë senacës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë se Policia e Shtetit as ka pasur, as ka e as mund të ketë një pajisje që përgjon telefonat, mesazhet apo komunikimin në rrjetet sociale.

tahiri

“Policia e Shtetit nuk ka pasur, nuk ka dhe as mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e Shtetit bën detyrën e saj në përpjekjen maksimale për të reformuar sektorin e sigurisë dhe mbi të gjitha për ti dhënë shqiptarëve standard të ri shërbimi dhe sigurie”- tha Tahiri.

Sipas Tahirit, “Prokuroria e Tiranës ka një cështje hetimore dhe duhet pritur per pergjigjen qe do jape hetimi konkret.

Ai deklaroi i bindur se ne një kohe normale prokuroria do kthehë përgjigje, mbi të vërtetën. “Jam gati të pres përgjigjen, jam i qetë dhe i kam vënë në dispozicion prokurorise lidhur me hetimin, ju garantoj me përgjegjësinë maksimale që Policia e Shtetit nga dita e parë që jam në detyrë e deri në fund kur të jem nuk ka shkelur e nuk do shkelë ligjin për përgjimet. Do përdorim cdo pajisje të ligjshme, ju ftojmë të merni pjesë ne trajnime per te pare”-tha ai.

Pyetje-Pergjigje

Noka: Prokuroria ka kërkuar këqyrjen e pajisjes, dy oficerë të gjyqësorit janë ndaluar dhe nuk u është vënë në dispozicion kjo pajisje, mendoni se kjo përbën pengim të hetimeve dhe a keni të drejtë të mos lejoni prokurorinë të këqyrin pajisjen? E keni pranuar që ekziston pajisja e përdorur për trajnim

Tahiri: Nëse më keni ndjekur, kamë thënë që policia disponon një pajisje për trajnim, ajo është pronë, ne menaxhim, disponim, përdorim nga partnerët italianë. Pajisje përgjimi nuk ka pasur kurrë, nuk ka e nuk mund të ketë. Unë nuk merrem me thashetheme se nuk më del koha, por di t’u them se policia e shtetit do zbatojë ligjin, në zbatim të ligjit hyn edhe ekzekutimi i urdhrave të prokurorit, nuk ka ndodhur që të jetë penguar prokuroria në ndonjë aktivitet hetimor.

Noka: A është e vërtetë që policia ka refuzuar të japë pajisjen dhe informacionin dhe të mos lejojë sekuestrimin e saj

Tahiri: Ju sugjeroj të pyesni prokurorin e përgjithshëm, ose burimin e informacionit per kete

Noka: Ke apo jo dijeni, këtë më thuaj?

Tahiri: Me garancinë time dhe detyrës që bëj ju deklaroj që Policia e Shtetit nuk ka penguar kurrë asnjë veprim hetimor të prokurorisë

Noka: Pajisja që disponon policia e që sipas jush përdoret për trajnim ka hyrë në mënyrë të ligjshme apo paligjshme dhe me cfarë regjimi?

Tahiri: Ligjshmërinë apo paligjshmërinë e përcakton prokurori, rezervohem tu jap opinione të miat, bëni durim të shihni hetimet e prokurorisë

Noka: Drejtori i përgjithshëm konfirmoi se nuk ka pajisje, ju nxorët në gënjeshtër drejtorin e përgjithshëm, a është e regjistruar në institucionet shqiptare kjo pajisje?

Tahiri: Drejtori i policisë së shtetit deklaroi se nuk ka pajisje përgjimi, nëse ka thënë ashtu si thoni ju referojeni për ndjekje penale

Noka: Faleminderit atë do bëjmë

Tahiri: Policia ka lapsa, vizore, printera, bojë, deri te mjetet që ndihmojnë hetimet, nëse keni kuriozitet ju ftojmë për demonstrim të pajisjeve nga kinkaleritë deri te mjetet e tjera

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura