Tahiri propozon ndryshime në Kodin Penal për trafikantët e drogës, mesazh të fortë për Kuvendin

Oct 11, 2017 | 14:08
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshem Saimir Tahiri i ka dorezuar sot nje projektligj Kuvendit te Shqiperise per dhunen ndaj kafsheve, por edhe ne teresim si dhe per ndryshimin e Kodit Penal ne lidhje me denimet per trafikantet e droges.

tahiri

“I dorezova sot Kuvendit nje projektligj për të ndaluar fenomenet e dhunës që kanë të bëjnë vetëm me kafshët por edhe me dhunën në tërësi. Ai që dhunon një kafshë sot dhunon patjetër një familje. I kam rikujtuar Parlamentit ndryshimet ne Kodin Penal per kultivmimin e trafikimin e drogës, të pashembullt është vetëm Shqipërua vendi ku lejohet të dënohet njëlloj ai që kapet me 1 gram dhe ai që kapet duke trafikuar tonelata hashash, si ai që kultuvon 10 rrënjë hashash si ai tjetri që kultivon hektarë të tëra.
Kjo ka shërbyer si një mënyrë për të pasur më shumë pasdrejtësi dhe korrupsion ne gjykata, duke lëshuar nga duart ata që kanë mundësi të korruptojnë gjykatën. Parlamenti të dalë nga heshtja pas më snumë se sa 1 vit dhe t’i marrin në shqyrtim pa pritur më shumë kohë. S’na falet si shoqëri të ketë një drejtësi ndryshe për ata që s’kanë mundësi dhe ndryshe për ata që arrijnë ta korruptojnë”, tha Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura