Tahiri pjesë e përgjimeve të Habilajt, Kryemadhi: Kjo është vetëm maja e ajsbergut

Oct 17, 2017 | 16:15
SHPËRNDAJE

Përgjimet të Moisi Habilajt nga drejtësia italiane ku u përmend ish-ministri Tahiri kanë ngritur në këmbë politikën shqiptare sot.

kryemadhi

Për këtë ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së Kryemadhi.

“Sot është dita e së vërtetës për të gjithë ata që dyshuan qoftë dhe njeherë të vetme tek akuzat tona për lidhjet e drejtëpërdrejta të qeverisë me krimin”, shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë

Ajo që shtypi italian denoncoi sot është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe trafiqeve të drejtuara nga Edi Rama. Sepse është ai drejtuesi që mban lidhjet dhe fijet me krimin e organizuar.

Është ai përgjegjësi kryesor për inkriminimin e policisë dhe politikës.

I bëj thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për ish ministrin e brendshëm dhe lidhjet e tij me kriminalitetin. Dhe të mos ulet në takime spontane me të kerkuarit e drejtësisë. Sikundër kam bindjen se Tahiri është thjesht i përdoruri i radhës nga Edi Rama. Që pasi i shfrytëzoi bashkëpunëtorët e tij për lidhjen dhe shfrytëzimin e bandave për të blerë votat dhe kërcënuar zgjedhësit e kundërshtarët e tij politikë, sot i flak tutje sepse nuk i duhen më.

Ndaj është momenti që ne të gjithë të reagojmë sa më fort kundër kësaj situate ku krimi ka mbërthyer fort qeverisjen.

Sot është dita që të paktën si qytetarë të ngremë zërin kundër kësaj klike kriminale që po mban peng Shqipërinë.

Ky është momenti i zërit të qytetarisë kundër krimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura