Kuvend/ Tahiri pyet me radhë deputetet demokrate: Pse gënjeu dje PD?

Nov 26, 2015 | 13:41
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se me projektligjin për dekriminalizimin, shqiptarët nuk do të votojnë persona me rekorde kriminale, por kriminelët e padënuar apo ata që vranë e vodhën në detyrë e që nuk janë dënuar, do t’i kenë ende para hundës.

tahiri kuvendGjatë fjalës së mbajtur, Tahiri i është drejtuar me radhë një për një gjithë deputeteve femra të Partisë Demokratike, përjashtuar Topallit, përse një ditë më parë PD gënjeu për furgonin me drogë në komisariatin e Vlorës, për të cilin u akuzua ai si grabitës, ndërkohë që mjeti vazhdon të jetë po brenda policisë.

“Në emër të turpit për padrejtësinë dhe pandëshkueshmërinë ku është zhytur vendi dhe shqiptarët, te ulim kokën ne dhe të bëjmë reformën në drejtësi”- tha Tahiri.

Ai sqaroi se pyetja e grave deputeteve ishte bërë jo me tendencë, pasi ai i ka pyetur ato si nëna që nuk lejojnë të rriten fëmijët e tyre me gënjeshtra.

“E kur në këtë botë nuk duhet të lëmë fëmijët të rriten me gënjeshtra pse duhet të lëmë partitë të rriten me gënjeshtra”- tha Tahiri.

“A ka vërtetë vend për dekorata në gjoks pse vendosëm ne këtu brenda sallës të mos ketë të zgjedhur apo emëruar me të shkuar kriminale. Zonja Tabaku pse gënjeu dje PD për furgonin me drogë, nuk ke lidhje e di, por ta them në fund. PD dha konferencë për furgonin me drogë që është vjedhur e që media e tregoi me figurë se ishte po aty.  Unë nuk besoj se sot ka vend për mburravecë në këtë podium, ndjesë ndaj publikut, që padrejtësisht i kemi treguar anën më të errët të bishtave të politikës, ndjesë se jemi përlyer, vrarë e shpifur në këtë sallë duke i mohuar burrave e grave të shohin fytyrat e njerëzve të ndershëm këtu që nuk janë pak. Që punojnë me idealizëm për një Shqipëri më të drejtë, nuk mund të ketë enjëj e djaj në këtë sallë, ne po ndreqim corbën e gatuar për vite brenda sallës, ulni gshtin e akuzës. Dhe pyes prapë, zonjë Vokshi, pse gënjeu PD dje?”- tha Tahiri.

Tahiri ka kujtuar se u humb një vit nga dhjetori për këtë nismë.

“Pse u desh një vit, ja pse nuk ka vend për dekorata dhe mburravecë podiumesh, ne vendosëm se të dënuarit të mos jenë as deputet, as drejtorë, as të zgjidhet e emërohet, po si do bëjmë për ata që nuk janë dënuar dhe marrin vendime kriminale në detyrë, që kanë marrë vendime për vjedhjen e qytetarëve, me ata që vjedhin e vrasin në detyrë, që nuk janë dënuar kurrë por korruptohen e korruptojnë, shpifin, akuzojnë, mashtrojnë qytetarët”?- tha ai.

Tahiri ka pyetur me tej zonja Deda, pse gënjeu dje PD.

“Po si do bëjmë me familjarët e pushtetarëve, kur  fëmijët bëjnë biznes me firmën e babit, kur kryetari i bashkisë punon më pak se kunati i tij? Nuk ka vend për të marrë dekorata, po dënojmë ata që janë dënuar njëherë, po me atë që s’janë dënuar edhe pse kanë bërë krime cfarë do bëhet, ky ligj nuk mund të jetë amnisti për ata që janë dënuar, pasi ligji nuk fshin ata që nuk janë dënuar. Mendojeni për cfarë po i mburremi shqiptarëve? këta do i keni në pallat, te dera ngjitur në lagje, aty ku shkoni me fëmijët, biznesmenë, nëpër rrugë, e tu kalojnë para hundës me makina luksoze me vila në mal e buzë detit, në dreka me politikane, gjyqtarë, prokurorë, të nënshtruar do jeni nga dhuna e të padënuarve nga ligji. Po heqim nga kuvendi por po ua lëmë juve në derë, për këtë mburremi ne? Dhe lani gojën kur kujtoni Gjin Gjonin se kështu thotë Saliu?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura