Tahiri mesazh për kolegët socialistë: I falenderoj, nuk më kanë njohur aq sa të kuptonin…

May 3, 2018 | 10:38
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshme Saimir Tahiri në konferencën e tij për shtypë duke folur për akuzat që i kanë bërë këto gjashtë muaj, ka bërë një falënderim për kolegët e tij në Partinë Socialiste.

saimirtahiri2

Tahiri tha se i falënderon të gjithë ata kolegë që i ndenjur në krah por edhe ata që nuk kanë folur.

Pjesë nga deklarata

E dua ti drejtohem edhe kolegëve të mij në grupin parlamentar, të cilët më së pari i falenderoj për durimin dhe mirëkuptimin, nga i pari tek i fundit, por në qoftë se ka qoftë edhe një koleg të vetëm që me fjalë dykuptimshe apo me mërmëritje nën zë mendon se mund të drejtojë gishtin tek unë, më e pakta e ka gabim.

Unë po pres drejtësinë time, ndaj pak durim të gjithë.

Plot të tjerë politikanë janë akuzuar përpara meje në këto 30 vjet. Edhe për vrasje, edhe për vjedhjen e përditshme të lekëve të popullit, por të gjithë ia kanë hedhur paq, të gjithë kanë përfituar nga paprekshmëria. Diku nga imuniteti, diku nga pazaret.

Unë nuk jam si këta. Nuk dua ti iki e as ti shmangem drejtesisë.

Dua të vërtetën më të plotë.

Nuk kam fuqi e forcë të gënjej, por kam vetëm fuqi për të vërtetën, të vërtetën time sot e nesër.

Ndaj kam 6 muaj që hesht e pres. Kam 6 muaj…

Njëri vinte e më sugjeronte të thoja se nuk isha unë por ishte Edi Rama kokë e trafikut të drogës. Kështu shpëtoja veten nga të gjitha.

Tjetri më këshillonte të mos flisja shumë, se nuk është çështje nervash kjo, por llogarish. Kshu e ka politika.

Unë heshta. Tregëtarët e gënjeshtrave dhe pazarxhit e politikës dolën në treg.

Nuk më kanë njohur mirë, aq sa të kuptonin se nuk ka qënë se nuk dija por se nuk doja që armiqtë, hajdutët, pazarxhit e dallaveret e politikës ti mbaja në krah. Unë kam zgjedhur ti vë përballë e nuk ka pasur e as ka asnjë lloj privilegji që më ndërron mëndje.

Tani janë bërë gjithë bashkë përballë meje. Pushka top t’ju bëhet. Unë do ia dal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura