Tahiri letër Nishanit e Manjanit: Gjyqtari i Vlorës liroi një të akuzuar

Mar 12, 2016 | 16:05
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dërguar një letër Presidentit Bujar Nishani dhe Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, ku shpreh ankesa për një gjyqtar në Vlorë.

ministri-i-brendshem-saimir-tahiri

Sipas tij, Gjyqtari i Vlorës liroi një të arrestuar nga policia për armëmbajtje. Gjyqtari Laurent Fuçia vlerësoi të paligjshëm arrestimin. I arrestuari u kap nga policia me armë pa leje. Gjyqtari Laurent Fuçia e ka zbutur masën në detyrim paraqitje”,- thuhet në letrën e Tahirit.

“Po ju drejtohem në lidhje me një problem tepër shqetësues që rrezikon të dekurajojë policinë në luftën kundër krimit, duke privilegjuar shtetas që arrestohen duke mbajtur armë në publik dhe lirohen në sallën e gjyqit. Ky është ekzaktësisht një nga ato raste, ky çdo qytetar mund të dallojë sa të pabarabartë janë shkelësit e ligjit para gjykatës, pikërisht pse të ndërtosh pa leje një çati, edhe mbetesh në burg, por të kapesh me armë pa leje në publik edhe mund të mos mbetesh në burg”, – thuhet në letër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura