Tahiri kërkon ndjesë: “21 Janari” ishte dhe mbetet një krim shtetëror

Apr 27, 2016 | 20:49
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili në protestat e “21 Janarit” ishte një ndër protagonistët kryesore, thotë se ngjarja mbete një krim shtetëror ende i pandëshkuar.Saimir-Tahiri

Në një reagim të publikuar në Facebook, Tahiri “justifikohet” për përfundimin e nxjerrë nga Garda e Republikës duke thënë se thjeshtë është lexuar vendimi i gjykatës për këtë çështje.

“Pavarësisht se Garda vetëm ka cituar vendimin e gjykatës, dua t’i kërkoj ndjesë familjarëve për sado janë lënduar nga përmendja e një vendimi haptazi të padrejtë! 21 Janari ishte dhe mbetet një krim shtetëror, ende i pandëshkuar”, shprehet Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura