Tahiri kërcënoi sot Ramën me mesazh të koduar? Ja reagimi i kryeministrit

Apr 19, 2018 | 21:49
SHPËRNDAJE

Si e ka parë kryeministri Edi Rama një kopjim fjalë për fjalë te tij nga ana e ish ministrit Saimir Tahiri, e para “nuk keni parë gjë akoma” dhe sot “nuk ka bir nene dhe bir kurve qe te me ndalojne”.

rama real

A e ka pare sic po komentohet gjeresisht neper portale si presion direkt nga zoti Tahiri?

Ja pergjigja e Rames ne Real Story:

“Për batutën s’kam koment që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time, ndodh shpesh, s’është problem. Ai nuk eshte pjese e grupit parlamentar te PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron, ajo që mund të them unë është që një pjesë e atyre që komentojnë jetën tonë politike duan të bindin të tjerët atë që besojnë vetë lidhur me mua, si funksionoj unë, është një gjë që mua më bën për të qedshur që Saimir Tahiri më ben mua presion, është thjesht dhe vetëm për të qeshur.

S’besoj se ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht, me ne, dhe me vetë atë. Unë e di mirë se si funksionon, s’është absolutisht njeriu që përdor metoda të cilat ata që i përdorin i komentojnë, Saliu e bën, e mendon, ka pasur në jetën e vet mesazhe të koduara. Për mua jo se unë e kam idene se kush janë burrat dhe birat në këtë rast.

Po flasim për gjithë atë propagandë dhe shtrembërim që i bëhet gjithë këtij rasti, unë s’jam avokati i Tahirit, s’është puna ime ta bëj, sa i takon mua më vjen për të qeshur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura