Tahiri i përgjigjet PD-së: Dje na konfirmuan identitetin e Arben Frrokut

Apr 29, 2016 | 14:04
SHPËRNDAJE

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të PD-së për arrestimin e Arben Frrokut në Holandë, duke theksuar se vetëm dje u është konfirmuar nga partneret identiteti i tij.

saimir-tahiri-ne-parlament-kuvend-640x493Në një deklaratë për mediat, Ministria e Brendshme sqaron se “Autoritetet shqiptare kanë patur komunikim me partnerët dhe sapo ka ardhur sinjali i parë për vendndodhjen e të dyshuarit Arben Frroku, brenda një kohe rekord janë dërguar në Holandë të dhënat krahasuese dhe dje në orët e pasdites është konfirmuar identiteti, u shpall arresti dhe nisi procedura e ekstradimit të tij”.

Ministria e Punëve të Brendshme i bën thirrje PD-së të rreshtohet në anën e ligjit dhe institucioneve, e të lërë drejtësinë të bëjë drejtësi ndaj krimit, pa dallim.

“Politika me krimin nuk ndihmon askënd e as mund të përdoret për të shmangur detyrimin madhor para qytetarëve, për reformën në drejtësi”- thuhet ne dekarate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura