TABELAT/ Sigurimi i makinave, ja sa do të paguajnë shoferët

Apr 13, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE

Autoriteti i Mbikë- qyrjes Financiare ka miratuar primet e reja të riskut për kompanitë e siguracioneve në treg. Kjo do të thotë se çdo siguracion i tregtuar nën çmimin e tabelës do të kërkojë heqje mënjanë të parave në formën e provigjoneve, në mënyrë që të garantohet pagesa e dëmeve.

AMF miraton çdo vit një nivel minimal të primeve të riskut për efekt të provigjoneve, duke nxjerrë një vlerë mesatare të tregut. Këto prime shërbejnë si një orientim për kompanitë, të cilat nuk mund të ulin çmimet nën dyshemenë e përcaktuar ose nëse e bëjnë, pasi tregu është i liberalizuar do të duhet që të “ngrijnë” një shumë parash që shërben si siguri për shlyerjen e dëmeve ndaj palëve të treta, për kontratat TPL të sigurimit.

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi

ÇMIMET DYSHEME

Automjetet që përdoren rëndom nga qytetarët janë ato me kubikazh deri në 1.6 cm3 dhe mbi 1.6 cm3. Tabela e re e AMF paraqet se tarifa e primit të rrezikut e përllogaritur për vitin 2015, për mjetet me kubikazh deri në 1.6 cm3 është 7300 lekë, kurse për mjetet mbi 1.6 cm3 tarifa është 10 500 lekë. Sakaq, për motoçikletat për ato që kanë kubikësh deri në 150 cm3, vlera e primit të riskut për efekt të provigjoneve është 3000 lekë, ndërsa për ato mbi 150 mc3, vlera është 5000 lekë.

Për pjesën e fugonave dhe mikrobuzëve çmimet janë vendosur sipas numrit të vendeve që ka secili. Pra kjo shërben si kategorizim. Për furgonat dhe mikrobusët që variojnë nga 5 deri në 8 vende, tarifa e primit të rrezikut të përllogaritur për efekt provigjonesh është 14 400 lekë, ndërsa për ato mjete të kësaj kategorie por me mbi 8 deri në 15 vende, tarifa dysheme e primit është 20 000 lekë.

Në vijim, AMF ka miratuar tarifat dysheme për të gjithë kategoritë e automjeteve, të cilat thjesht shërbejnë si orientim dhe përcaktojë pjesën e provigjonimit që duhet të vendosin kompanitë. Sakaq, këto prime nuk mund të shërbejnë si çmime të fiksuara, pasi tregu i siguracionit motorik TPL është i liberalizuar tashmë prej disa vitesh.

Kjo u lë kompanive dorë të lirë që të përcaktojnë primin secila sipas riskut individual. Kjo në fakt nuk ka funksionuar, pasi pothuajse të gjitha kompanitë kanë mbajtur çmime të fiksuara në të njëjtin nivel.

TABELA ME TARIFAT E PRIMIT TË RISKUT MIRATUAR NGA AMF

 

ÇMIMET SOT

Çmimet e siguracionit të makinave nuk kanë ndryshuar që nga janari i këtij viti. Në fakt periudha që këto tarifa mbeten në nivelet aktuale daton që nga mesi i 2014-s, por me heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar prej 20 për qind, pati një rënie minimale prej 300-500 lekë. Kompanitë preferuan që të mos zbathin menjëherë 20 për qind të vlerës që kishin tarifat që zbatoheshin në atë kohë, por të nxirrnin çmime të reja të rrumbullakosura dhe që diferenca me të vjetrit të ishte minimale.

Këto çmime aplikohen nga janari e deri më tani. Kështu, sot siguracioni paguhet në bazë të fuqisë motorike të mjetit, por edhe vitit të prodhimit. Kufiri ndarës sa i përket viteve është ai 2005. Një mjet me vit prodhimi nën 2005 dhe me kubikazh më të vogël se 1.6 cm3 duhet të paguajë 15 200 lekë, kurse një me kubikazh mbi 1.6 cm3 15 800 lekë. Për mjetet që mbajnë si vit prodhimi 2005 e deri 2015 dhe kanë kubikazh nën 1.6 cm3, sigruacioni kushton 14 700 lekë, kurse për ato mbi 1.6 cm3 15 300 lekë.

NGA NERTILA MAHO 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura