Tabela zyrtare/ Ja kuotat e lira në çdo universitet, si duhet të veproni

Sep 13, 2017 | 15:06
SHPËRNDAJE

Zbardhen të gjitha vendet e paplotësuara në universitete. Në përfundim të afatit 1- ditor të çregjistrimeve, gazeta ka siguruar kuotat finale për të cilat do të garojnë aplikuesit në raundin e dytë.

universiteti filozof

Ndryshe nga viti i kaluar, ku edhe në fund kishte kuota të lira, këtë vit që në fazat e para janë regjistruar 75-90% e studentëve të rinj, ndërsa pjesa tjetër pritet të plotësohet në shtatë fazat e raundit pasardhës, shkruan “Panorama”.

VENDET BOSH

Këtë vit, degët më të kërkuara, si Mjekësia, Ekonomia, Drejtësia dhe Informatika mund të quhen thuajse të zëna. Ka mbetur vetëm një përqindje e vogël kuotash që kërkojnë numër maksimal pikësh dhe që mund të zihen vetëm nga aplikantë me mesatare mbi 9 në raundin pasues.

Një tjetër element në përmirësim është cilësia e studentëve të regjistruar. Por cilat janë shanset që një maturant i mirë të fitojë në raundin e dytë? Kjo përllogaritet në bazë të programeve për të cilat ai aplikon dhe kuotave që ofron programi për shtatë fazat e raundit pasues.

Për këtë, pas dy ditësh, nga 15- 22 shtator kandidatët kanë mundësi të aplikojnë me formularin A2, duke listuar dhjetë preferenca në universitetet publike apo private, jo medoemos të njëjta me formularin që plotësuan në raundin e parë. Aplikimet do të kryhen në çdo mjedis ku ka akses interneti, sipas kalendarit të publikuar tashmë në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Por përpara aplikimit, ata që aplikojnë për herë të parë për këtë vit do të duhet më parë të kryejnë pagesën në vlerën e 2 mijë lekëve të rinj dhe pas aplikimit, duhet të presin datën 30 shtator, kur dalin listat e dyta të fituesve. Maturantët që nuk fituan në raundin e parë, bashkë me mbetësit e maturës apo ata që vijnë nga jashtë, kanë të drejtë të aplikojnë për këtë raund.

Formulari A2 plotësohet në bazë të një kalendari të caktuar datash, nga 15-22 shtatori. Fituesit pritet të shpallen brenda 30 shtatorit, ndërsa dy javët në vazhdim do të procedohet njësoj si me raundin e parë: shtatë faza dyditore regjistrimesh, që monitorohen në portalin U-albania. Viza e kuqe ulet vazhdimisht deri në plotësimin e kuotave të lira.

kuota

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura