TABELA/ Si ndryshon moti këtë fundjavë, ja parashikimi i sinoptikanëve për orët në vijim

Mar 11, 2023 | 7:41
SHPËRNDAJE

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, thohë sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite do ketë edhe intervale kthjellimesh.

Moti_Diell_11-780x470

Reshjet e shiut pritet të jenë të hërëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë, më pas reshjte e do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore deri në orët e mbrëmjes.

Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në jug të vendit në orët e mëngjesit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era ditën e shtunë do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Ditën e diel era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatre 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 2-3 ballë.

e shtune 11 e diel 11 mars

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura